Ballina / KOSOVA / Vdes 17 vjeçari i therur me thikë në Prishtinë
shiriti i krimit

Vdes 17 vjeçari i therur me thikë në Prishtinë

Ka ndërruar jetë në orët e vona të mbrëmjes 17 vjeçari Sh.P. i cili u therr me thikë në rrugën “Gustav Majer”, të shtunën në Prishtinë.

Shkaqet dhe rrethanat në të cilat e pësoi djaloshi nuk dihen ende, por mësohet se autoritetet policore kanë identifikuar personin e dyshuar dhe është vënë në ndjekje të tij.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19 në Prishtinë, kurse Sh.P ndërroi jetë disa orë pas në ambientet e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) ku ekipi i mjekëve u mundua t’i ofrojë ndihmën e nevojshme mjekësore, mirëpo viktima nuk ia doli tu mbijetojë plagëve. /infoglobi

Check Also

Rriten mospajtimet mes Kosovës dhe BE-së

Kosova po dështon në përafrimin e saj me Bashkimin Evropian dhe po dëmton raportet me …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *