Ballina / KURIOZITETE / Vdekjet misterioze që habitën Europën
In Fabric

Vdekjet misterioze që habitën Europën

Ata po shijonin një darkë verore me brinjë të pjekura dhe fasule të konservuara.

Por të dy ranë në vend të vdekur në Authon-du-Perche, një fshat francez që krejt papritur e gjeti veten në qendër të vëmendjes së mbarë Europës.

Vdekja misterioze e Olivier Boudin, 38 vjeç dhe Lucien Perot, 69 vjeç mbajti mbërthyer opinionin publik.

Trupat e tyre nuk kishin asnjë shenjë sulmi apo përleshje.

Nuk kishte asnjë të dhënë se kishte pasur një grabitje.

Një fqinje i pikasi të dy në orën 6 të mëngjesit, por mendoi se i kishte zënë gjumi nga efektet e alkoolit.

Në mesditë, e njëjta grua vuri re se asnjëri nuk kishte lëvizur asnjë muskul.

Ajo e kuptoi se kishin vdekur.

Ndoshta, spekuluan policia dhe fqinjët, kanoçja me fasule të konservuara mund të ishte e helmuar.

Detektivët analizuan të gjithë ushqimet e mbetura në tavolinë, por rezultuan pa asnjë problem.

Kryebashkiaku Patrice Leriget u tha gazetarëve se skena e darkës dukej sikur ‘koha kishte ndaluar’.

Por spekulimet morën fund të mërkurën, kur u zbulua se shkaku i vdekjes së dyfishte ishte më prozaik.

Analizan zbuluan se i moshuari ishte mbytur teksa po përtypte një copë brinjë viçi pa e përçapur mirë për shkak se i mungonin disa dhëmbë.

Mjekët thonë se i riu, që kishte probleme gjenetike me zemrën, pësoi atak kardiak kur e pa shokun duke vdekur.

Miqtë e tyre thanë se të dy ishin shokë të ngushtë dhe pinin e hanin së bashku vazhdimisht.

Pronari i lokalit të fshatit tha se të dy ishin si ‘babë e bir’. /Lajmi.net/

Check Also

nasa, hena, armstrong

Armstrong: Anijet e tyre ishin shumë më të mëdha se tonat

Të gjithë i njohin fotografitë historike të hapave të parë të Neil Armstrong në hënë, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *