futboll, ndryshimet klimatike, topi

Vazhdon miqësorja Kosova vs. Haiti

E plotësuar: Ka nisur pjesa e dytë e ndeshjes miqësore Kosova- Haiti.

Kombëtarja kosovare ka pasur shumë raste në pjesën e parë dhe ka luajtur mjaftë mirë, megjithatë ndeshja ka përfunduar pa lojëra.

Interesim të madh për të ndjekur miqësoren Kosovë-Haiti, kanë shprehur edhe shumë persona me aftësi të kufizuata.

Përfundon pa gola pjesa e parë

E plotësuar: Ka përfunduar pa asnjë gol pjesa e parë e ndeshjes miqësore Kosova – Haiti e cila po mbahet në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë.

Edhe përkundër rasteve të shumta që pati përfaqësuesja kosovare, nuk mundi ta fuste asnjëher topin në rrjetë.

Nis ndeshja Kosova – Haiti
E plotësuar Ka nisur ndeshja e shumë pritur miqësore, Kosova – Haiti.
Në stadium ndodhen mbi 19 mijë tifozë të cilët as shiu nuk i ka ndalur të jenë pjesë e kësaj ndeshje që për Kosovën cilësohet historike.

Fishekzjarre në prag të fillimit të ndeshjes

E plotësuar: Fishekzjarre në prag të fillimit të ndeshjes Kosova – Haiti.

E plotësuar: Lojtarët e të dyjave ekipeve tani kanë hyrë në fushë dhe janë duke i bërë përgaditjet finale për ndeshjen e madhe miqësore, Kosova-Haiti.

E plotësuar: Është ora 14:00 kur në stadiumin Adem Jashari ka mbetur edhe një orë për të filluar miqësorja historike mes Kosovës dhe kombëtares së Haitit.

Stadiumi vazhdon të mbushet, deri sa ka mbetur vetëm edhe pak vende të lira.

Kombëtarja e Kosovës ka dalur në fushë për t’i përshëndetur tifozët. Ata janë mirëpritur me duartrokitje të shumta.

Edhe kombëtarja e Haitit ka dalur dhe ka përshëndetur tifozët. Tifozët janë treguar shumë mikëpritës duke u dhënë duartrokitje edhe atyre./infoGLOBI/

Atmosfera para ndeshjes Kosova-Haiti

E plotësuar: Qyteti i Mitrovicës sot është nikoqir i ndeshjes historike mes Kosovës dhe Haitit, që luhet ne stadiumin Adem Jashari. Tifozë dhe dashamirë të sportit, sot kanë ardhur ne Mitrovicë, për ta përkrahur reprezentacionin e tyre ne futboll.

Stadiumi ka filluar të mbushet, edhe pse ka edhe dy ore deri në fillimin e takimit. Tifozët që nuk kanë arritur të gjejnë bileta, një të tillë mund ta blejnë ne të ” zezë”, por me çmim shumë më të lartë. Çmimet sillen nga 20, 35 dhe 50 euro. Madje, çmim më të lartë kanë edhe gjërat ushqimore që shiten rreth stadiumit.

Masat e sigurisë duket të jenë të larta, pasi që edhe gjatë rrugës, dhe në qytet, e afër stadiumit e brenda tij, ka forca të shumta të policisë. Në tribunë është një fotografi me futbollistët kosovarë, Xherdan Shaqiri, Besart Berisha, Adnan Januzaj, Granit Xhaka e Valon Behramo, dhe ka mbishkrimin ‘ëe need you, apo kemi nevoj për ju. Ndryshe, tifozët kanë filluar që tani me këngën: ‘Jo nuk ndahet Mitrovica, dhe po thërrasin: ‘Shqipëri etnike’.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.