Ballina / BOTA / Vazhdon mbyllja e pjesshme e qeverisë amerikane
Vazhdon mbyllja e pjesshme e qeverisë amerikane

Vazhdon mbyllja e pjesshme e qeverisë amerikane

Qeveria amerikane është pjesërisht e mbyllur deri të paktën të enjten, dhe ndoshta për ditë ose edhe javë më tej, pasi Presidenti Donald Trump nuk ndryshon qëndrimin për kërkimin e fondeve për të ndërtuar një mur përgjatë kufirit SHBA.-Meksikë dhe demokratët e kundërshtojnë atë me vendosmëri.

“E vetmja mënyrë për të ndaluar drogën, bandat, trafikimin e qenieve njerëzore, elementet kriminale dhe shumë të tjera që të hyjnë në vendin tonë është ndërtimi i një muri ose pengesë”, tha Trump në Twitter të dielën.

“Në mesnatë, Presidenti Trump vendosi të mbyllë qeverinë pas kërkesës së tij për një mur të stilit mesjetar në kufi,” tha demokrati i Senatit, Dick Durbin nga Illinois. “Kjo është e pakuptimtë dhe mizore.”

Është hera e katërt në pesë vitet e fundit që Kongresi dhe Shtëpia e Bardhë nuk kanë qenë në gjendje të bien dakord se sa para duhet të shpenzojë qeveria federale dhe për cilat objektiva, duke dështuar në përmbushjen e një afati të financimit duke shkaktuar që shërbime dhe operacione jo thelbësore të ndalen.

Të mërkurën e kaluar, një mbyllje dukej e pamundur, pasi Senati i udhëhequr nga republikanët miratoi njëzëri një projekt-ligj të përkohshëm të financimit. Shtëpia e Bardhë fillimisht sinjalizoi mbështetjen për projekt-ligjin, i cili fuqizon financimin e përgjithshëm të sigurisë kufitare, por nuk vendos posaçërisht fondet për një mur. Presidenti Trump përfundimisht e hodhi poshtë atë, duke kërkuar $ 5.7 miliard dollarë për ndërtimin e murit. /VoA

@Fluidi

Provo po ashtu

gjermani hoteli dhe vrasjet me shigjeta

Gjermani: Çka janë këto vrasje me shigjeta

Policia gjermane, ka gjetur edhe dy trupa të pajetë në një banesë 650 km larg …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.