fbpx
kontrolloret ajror aeroporti i prishtines

Vazhdon greva e kontrollorëve; Këto janë fluturimet që do të anulohen

Kontrollorët e Trafikut Ajror të Agjencisë së Shërbimeve të Navigimit Ajror në Aeroportin e Prishtinës, do të vazhdojnë grevën edhe sot, e cila do të zgjas për tetë orë. Ata po e vazhdojnë grevën pavarësisht thirrjeve për ndërprerjen ose pezullimin e tyre.

Nga SINKON dhe ASHNA është njoftuar se greva sot do të jetë 8-orëshe, duke filluar nga ora 08:00 e mëngjesit të sotëm dhe do të zgjasë deri në orën 16:00.

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka bërë thirrje që të  pezullohet greva e Kontrollorëve Ajror,  duke kërkuar që të realizohet të paktën minimumi i punës në mënyrë që të mos rrezikohet aviacioni, jeta apo shëndeti i njerëzve.

Edhe Autoriteti i Aviacionit Civil i Kosovës  u ka bërë thirrje Kontrollorëve të Trafikut Ajror që të ndërprejnë  grevën duke pasur parasysh pasojat e mëdha për publikun që udhëton dhe humbjet tjera direkte e indirekte që mund të shkaktohen.

Për shkak të kësaj greve, sot do të anulohen disa fluturime të planifikuara. Kështu ka bërë të ditur Driton Hyseni, menaxher i planifikimit të fluturimeve në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.

Më poshtë postimi i Hysenit:

Si rrjedhojë e rrethanave të krijuara për shkak të grevës së Kontrollorëve të Trafikut Ajror të Agjencisë së Shërbimeve të Navigimit Ajror të Republikës së Kosovës ne si kompani që operojmë me Aeroportin e Prishtinës dëshirojmë të ju njoftojmë me të dhënat për trafikun e planifikuar për sot 15 Shkurt 2019:

Gjithsejt të planifikuara kemi pasur 19 arritje e 19 shkuarje, por për shkak të grevës janë anuluar 8 arritje dhe 8 shkuarje;

Aktualisht mbeten 11 arritje dhe 11 shkuarje në plan të realizohen. Kuptohet se disa nga fluturimet janë riprogramuar duke evituar kornizën kohore të grevës së paralajmëruar për sot.

Kompania Limak Kosova Int’l Airport shpreson që kjo gjendje të evitohet sa më shpejt dhe të gjitha operimet të realizohen sipas planeve sezonale të fluturimeve dhe shfrytëzuesit e aeroportit të mos kenë nevojë për anulime e riprogramime të tilla të fluturimeve, rrjedhimisht udhëtarët të udhëtojnë sipas planifikimeve të tyre.

fluturimet

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.