Ballina / KOSOVA / Vazhdon gara zgjedhore për kryetarë të komunave në veri
veriu

Vazhdon gara zgjedhore për kryetarë të komunave në veri

Lista Serbe, Partia Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje, hynë në ditën e dytë të fushatës për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarët e katër komunave në veriun e Kosovës, që mbahen të dielën më 19 maj.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha se janë kryer përgatitjet për këto zgjedhje dhe të hënën janë vërtetuar edhe listat me rreth 58 mijë votues të regjistruar në atë zonë.

Përveç vëzhguesve të organizatave joqeveritare edhe zyrtarët e Organizatës për Siguri e Bashkëpunim në Evropë do të mbështesin zgjedhjet në atë zonë.

Të katër komunat, Mitrovica e Veriut, Zubin Potoku, Leposaviqi dhe Zveçani, janë pa kryetarë që nga 27 nëntori i vitit të kaluar, kur ish kryetarët dhanë dorëheqje në shenjë proteste ndaj vendimit të qeverisë së Kosovës për të vendosur tarifa prej 100 për qind ndaj mallrave serbe.

Tarifat qenë vënë më 21 nëntor nga qeveria e Kosovës, si kundërpërgjigje ndaj fushatës serbe kundër shtetësisë së Kosovës, duke nxitur reagimin e zemëruar të Beogradit dhe serbëve të Kosovës.

Vendosja e tarifave bllokoi edhe procesin e bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ndërsa qeveria e Kosovës refuzoi të heqë dorë prej tyre me gjithë trysninë nga Bashkimi Evropian por edhe Shtetet e Bashkuara.

Në garë janë kandidatët e tre subjekteve politike, ata të Listës Serbe, Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidatët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Fushata zgjedhore përfundon të premten kurse votimi për të parët e komunave në veri bëhet të Dielën. Të shtunën ndërkaq është dita e heshtjes zgjedhore.

Provo po ashtu

Veliu: Nuk jam takuar asnjëherë me Sami Lushtakun

Agim Veliu, i cili ditëve të fundit është raportuar nëpër medie se i ka gjasat …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.