Ballina / KOSOVA / Vazhdon drama, Ahmetin nga Abrashi e ndajnë vetëm 237 vota
arban abrashi e shpend ahmeti

Vazhdon drama, Ahmetin nga Abrashi e ndajnë vetëm 237 vota

KQZ ka korrigjuar gabimet teknike që ndodhën gjatë numërimit të votave të balotazhit për komunën e Prishtinës, korrigjim ky që ngushtoi rezultatin mes Ahmetit e Abrashit nga 307 vota në 237 sosh. 

Edhe pas këtij korrigjimi, fitues sipas rezultateve preliminare të KQZ doli kandidati i Vetëvendosjes, Shpend Ahmeti, por ngushtimi i rezultatit rezikon që ky të bie e fitues për Prishtinë të dalë kandidati i LDK-së, Arban Abrashi. Epilogu i zgjedhjeve për kryeqytetin e Kosovës do të dihet vetëm pas numërimit të votave me kusht e me postë.

Këtu keni LINKUN ku mund të shihni rezultatet preliminare të zgjedhjeve për këtë komunë pas korrigjimeve.

Në raundin e dytë të zgjedhjeve për pushtetin komunal, të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, shihet se kandidati i lëvizjes Vetëvendosje Shpend Ahmeti ka marrë 41.401 vota, ndërsa kandidati i i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Arban Abrashi 41.164 .

Aktualisht diferenca mes tyre është vetëm 237 vota, që do të thotë se ky rezultat mund të përmbyset nga numërimi i votave me kusht e postë.

Më 22 Tetor, në raundin e parë të zgjedhjeve Shpend Ahmeti kishte marr 667 vota me kusht, kurse Arban Abrashi 506 vota.

Rezultatet preliminare, KQZ, Prishtina, zgjedhjet

Gjithësej vota me kusht në raundin e parë zgjedhor në Komunë të Prishtinës u regjistruan 1545. Pas Abrashit e Ahmetit me vota me kusht kanë prirë kandiadti i AKR-së (203 vota), ai i PDK-së (87 vota) , pastaj kandidati i AAK-së me 54 vota dhe tre kandidatët e tjerë me gjithësej 31 vota.

KQZ nuk ka dalur me të dhëna të sakta se vota janë me kusht për Prishtinë në raundin e dytë zgjedhor, pra për 19 Nëntor, por besohet se edhe kësaj radhe në vota duhet të kenë dalë rreth 1500 votues.

Sipas KQZ numërimi i votave me kusht dhe postë do të fillojë nga e enjtja.

Shpend Ahmeti gjatë katër viteve të fundit ka drejtuar Komunën e Prishtinës, kurse posti i fundit i Arban Abrashit, para zgjedhjeve lokale, ishte ai i Ministrit të Kosovës për Mirëqenje, Punë e Çështje Sociale. /e.b.

@infoGlobi

Check Also

nato

Zyrtarë të NATO-s: Kosova në NATO pas 20 vitesh

Gazeta e Sarajevës Dnevni Avaz ka raportuar për një takim që kanë mbajtur zyrtarë të …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *