Ballina / KURIOZITETE / Vazhdon çmenduria e teoricienëve konspirativë: Toka goditet për 48 orë
In Fabric
a po goditet toka

Vazhdon çmenduria e teoricienëve konspirativë: Toka goditet për 48 orë

Nuk ka dëshmi shkencore që e mbështesin këtë, por teoricienët konspirativë mendojnë se të gjithë do të vdesim pas dy ditësh.

Më 23 shtator ‘Planeti X’, ose Nibiru, mendohet se do të përplaset në Tokë (ose të kalojë shumë pranë), thuhet sipas teorisë konspirative të përmendur për herë të parë më 1995.

NASA nuk e ka detektuar të ashtuquajturin planeti i fshehur, i cili mendohet se do të përplaset me Tokën.

Kjo është një teori konspirative e nxjerrë nga tekstet biblike, konkretisht nga Zbulesa 12:1.

Pasazhi thotë: “Një shenj e madhe u paraqit në qiell; një grua e veshur me diell me hënën nën këmbë dhe me një kurorë prej 12 yjesh në kokën e saj”.

David Meade thotë se ‘shenja në qiell’ ishte eklipsi diellor. Ai përmend gjithashtu edhe uraganet që shkatërruan Karaibet – një balet kozmik, që paralajmëron fundin e botës.

Komuniteti i shkencëtarëve i ka hedhur poshtë këto pretendime, duke thënë se nuk ka bazë shkencore.

Gazetari Nick Pope thotë se pretendimet apokaliptike kanë qëllime të këqija, për t’i frikësuar njerëzit dhe për t’i bërë ata që të veprojnë pa menduar duke shkaktuar edhe vdekje.

Ai tha: “Nibiru nuk ekziston. Bota nuk do të marrë fund më 23 shtator. E gjitha çfarë po ndodh është një mashtrim që po bëhet në emër të krishterimit evangjelist”.

 

Check Also

nasa, hena, armstrong

Armstrong: Anijet e tyre ishin shumë më të mëdha se tonat

Të gjithë i njohin fotografitë historike të hapave të parë të Neil Armstrong në hënë, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *