Ballina / Galeria / Vazhdojnë zbulimet në qytetin e Majave

Vazhdojnë zbulimet në qytetin e Majave

Zhvillimi i teknologjisë ka hapur horizonte të reja në të gjitha fushat, e ku përjashtim nuk bën as arkeologjia.

Studiuesit kanë zbuluar në xhunglën e dendur Peten të Guatemalës një qytet të tërë të varrosur mes pemëve dhe shkurreve, që i përket qytetërimit Maja.

Skanimi ka nxjerrë në dritë struktura gjigante, që nga mure mbrojtës, piramida, sheshe, tempuj, me qindra banesa dhe rrugë të gjera.

Studiuesit që qëndrojnë pas këtij zbulimi besojnë se me përmasat e nxjerra në dritë deri më tani të këtij qytetit, popullsia në kulmin e lulëzimit të qytetërimit Maja në këtë rajon mund të ketë qenë disa qindra-mijëra.

“Kjo është 3 herë më shumë nga sa besonim ne. Tashmë, ne mendojmë se në të gjithë fushën e kësaj zone mund të ketë jetuar një popullsi prej 10 milionë banorësh”, thotë antropologu Marcello Canuto.

Qyteti besohet se është mbi 2 mijë vjeçar.

@Fluidi

Provo po ashtu

mrrekullia e tete e botes unesco

A është kjo mrekullia e 8-të e botës

Të vendosura në ishullin më të madh të Filipineve brezaret e orizit të Banaut merren …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.