Ballina / Kulturë / Vatikan: Zbulohen edhe dy vepra të mjeshtrit Rafaelo

Vatikan: Zbulohen edhe dy vepra të mjeshtrit Rafaelo

Dy piktura të mjeshtrit të madh të Rilindjes italiane, Rafaelo, u zbuluan gjatë pastrimit dhe rinovimit të një dhome brenda muzeve të Vatikanit.

Figurat e dy grave, njëra nga të cila përfaqën drejtësinë e tjetra miqësinë janë krijuar dikund rreth vitit 1519, por Rafaeli kishte ndërruar jetë para se t’i përfundonte ato.

Pjesët e tjera të dhomës ku ishin pikturuar këto figura, i kanë mbaruar artistët e tjerë, kështu që veprat e Rafaelos janë harruar.

Në vitin 1508 Papa Julius kishte kërkuar nga Rafaelo që të pikturonte ambientet e apartamentit të tij.

Rafaeli ia doli t’i mbarojë tre dhoma. Ato sot njihen me emrin “Dhomat e Rafaelit”. Pas tyre gjeniu Rafael kishte flluar punën në dhomën e katërt, që ishte salloni që njihet me emrin “Holli i KOnstatinit”.

Ideja e Rafaelit ishte që dhomën e katërt ta pikturonte me ngjyra vaji e jo me ato të afreskut.

Gjatë pastrimit të mureve , ekipi i ekspertëve hasi në këto dy figura grashë dhe konstatuan se ato dallojnë nga pikturat e tjera, sepse janë punuar me ngjyra vaji. Më pas ekspertiza shpaloi se ato janë janë punime të rafaelit.

Rafaelo

Vatican’s frescoes has unveiled two new paintings by Raphael from 500 years ago
\

Provo po ashtu

Veglat e lashta muzikore dhe roli i tyre në trashëgiminë kulturore

Veglat e lashta muzikore dhe interpretuesit e tyre u shfaqen në teatrin e lashtë të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.