Ballina / KRYESORE / Varroset Oliver Ivanoviq, i gjunjëzohet Kryeministrja e Serbisë

Varroset Oliver Ivanoviq, i gjunjëzohet Kryeministrja e Serbisë

Sot në Beograd është varrosur lideri i serbëve të Kosovës, Oliver Ivanoviq, i cili u vra të martën nga persona ende të paidentifikuar në Mitrovicën Veriore.

Kryeministrja serbe Ana Brnabiq sot ishte në mesin qytetarëve të cilët kanë bërë homazhet e tyre dhe ishte pjesëmarrëse në ceremoninë e varrimit të Oliver Ivanoviq, në varret e qytetarëve meritorë në Beograd.

Brnabiq, pasi i shprehi ngushëllime familjarëve të Ivanoviq, u ulë afër varrit dhe filloi të qajë edhe vetë.

Oliver Ivanoviq u vra mëngjesin e të martës para zyrës së tij në Veri të Mitrovicës. Autoritetet kosovare kanë filluar hetimet për ta zbardhur vrasjen e politikanit serb, ndërsa, sipas deklaratës së presidentit serb, Aleksander Vuciq, edhe Serbia po kërkon të përfshihet në hetime, mirëpo autoritetet e Prishtinës janë të sigurta se rastin do ta zbardhin dhe se futja e Serbisë në procesin e hetimeve është e panevojshme.

Më poshtë gjeni fotografitë e kryeministres serbe pranë funeralit të Ivanoviqit.

brnabiq, ivanoviq

@Fluidi

Provo po ashtu

aktakuzë, drejtesi, judikature

Dyshimet për bombë mbi “drejtësinë”

Policia e Kosovës e ka konfirmuar kërcënimin me bombë ndaj Këshillit Gjyqësor dhe Prokurorisë Speciale. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.