Ballina / KOSOVA / Varroset 30-vjeçarja që u godit nga vetura te rruga B
Linda Avdullahu

Varroset 30-vjeçarja që u godit nga vetura te rruga B

Është varrosur Linda Avdullahu, e cila humbi mbrëmë jetën si pasojë e plagave të marra nga goditja e një veture, përderisa po kalonte rrugën me një vajzë tjetër të moshës 23 vjeçare.

Lamtumira e fundit e 30 vjeçares u dha në varrezat e qytetit në lagjen “Arbëria”, ku të pranishëm ishin familjarë e miq të shumtë.

E pamja për Linda Avdullahun do të mbahet tre ditë tek familja e burrit të saj në rrugën “Ismet Krasniqi” në lagjen Kodra e Trimave, ndërsa 3 ditë tek familja e saj e vajzërisë.

Ajo ishte e martuar dhe la pas një fëmijë të moshës 3 vjeçare.

Ndryshe, e lënduara e dytë e këtij aksidenti që nodhi dje rreth orës 16:00 në “Rrugën B në Prishtinë, është në gjendje të rëndë shëndetësore.

@Fluidi

Provo po ashtu

isa mustafa

Mustafa: Përmbyllja e marrëveshjes me Serbinë kërkon veprim të përbashkët

Përmes rrjetit shoqëror Facebook, lideri i LDK’së, Isa Mustafa apelon për unitet. Sipas Mustafës krahu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.