Varlehyi: BE-ja nuk po bën garë me ndihmat për Ballkanin

Komisionari për Zgjerimin i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi ka thënë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë se BE-ja nuk është në garë me asnjë vend tjetër kur bëhet fjalë për ndihmën që dërgon në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më 15 mars, e kishte kritikuar hapur Bashkimin Evropian se “solidariteti evropian” ishte thjesht “një përrallë”, duke shtuar se vetëm Kina “mund të na ndihmojë në këtë situatë të vështirë” pas përhapjes së koronavirusit.

Disa ditë më vonë, një aeroplan me ndihma mjekësore kineze dhe një ekip këshillues mjekësor, ateroi në aeroportin e Beogradit.

Më 2 prill, Vuçiq konfrimoi se ka zhvilluar bisedë telefonike me presidentin rus, Vladimir Putin, dhe se një “ndihmë e rendësishme” po vjen në Serbi.

I pyetur nëse Kina dhe Rusia ishin më të shpejta në ofrimin e ndihmës për disa nga vendet e Ballkanit Perëndimor dhe vendeve të Partneritetit Lindor sesa që ishte Bashkimi Evropian, komisionari Varhelyi thotë se BE-ja ka qenë e shpejt në ofrimin e ndihmës.

“Ajo që është gjithashtu e rëndësishme është që presidenti (serb Aleksandar Vuçiq) e sqaroi menjëherë se ne jemi ata që po ndihmojmë më shumë. Dhe ne kemi siguruar 7.5 milionë euro për Serbinë, derisa Kina ka siguruar 5 milionë euro ndihmë. Kështu që unë mendoj se duhet të shikohet në shifra. Ne jemi partnerët më të mëdhenj tregtarë, jemi investitorët më të mëdhenj përkatësisht me mbi 70 dhe 80%. Pra, ne vazhdojmë të jemi partnerët më të rëndësishëm në rajon”, tha komisionari Varhelyi.

Ai thotë kjo nuk është një garë, por duhet të shikohet vetëm si ndihmë dhe asgjë më shumë.

“Kjo nuk është një garë që ne po zhvillojmë. Kjo ka të bëjë me ndihmën. Ne e ndajmë kontinentin me këto vende. Nëse nuk arrijmë të kemi të njëjtin nivel të mbrojtjes, të njëjtin nivel të strategjisë dhe të njëjtin nivel koordinimi midis nesh dhe tyre, atëherë epidemia mund të rishfaqet”, thotë Varhelyi.

Ndihma ndaj Ballkanit në tri faza

Këtë javë, Komisioni Evropian ka premtuar 411 milionë euro për Ballkanin Perëndimor dhe 140 milionë të tjerë për vendet e Partneritetit Lindor.

Komisonari Verhelyi thotë se ekzistojnë tri prioritete sesi planifikohet të shpenzohen këto mjete./REL

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.