Varhelyi: Kosova të vazhdojë t’i përmbushë kriteret për heqjen e vizave

Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerim Oliver Varhelyi ka thënë se Kosova duhet të punojë që të vazhdojë t’i përmbushë të gjitha kriteret për heqjen e vizave.

Ai gjatë takimit të Komitetit për Punë të Jashtme të Parlamentit Europian ka thënë se KE mbetet i përkushtuar për këtë proces.

“Komisioni mbetet i përkushtuar që të mundësojë liberalizimin e vizave për kosovarët dhe mbesim në pozicionin që Kosova t’i përmbushë të gjitha kriteret. Ne vazhdojmë t’i bëjmë thirrje Kosovës që të sigurohet që të gjitha kushtet të vazhdojnë të plotësohen”.

Varhelyi e ka lavdëruar heqjen e taksës 100 % për produktet e Serbisë dhe Bosnjes e Hercegovinës duke thënë se kjo e riktheu Kosovën dhe Beogradin në dialog.

“Heqja e taksës 100 % për produktet e Serbisë dhe Bonjës e Hercegovinës ka qenë një vendim krucial që BE-ja e ka mirëpritur. Kjo e ka mundësuar gjithashtu vazhdimin e dialogut Prishtinë-Beograd të lehtësuar nga BE-ja”.

Në takimin që po mbahet para prezantimit të Raportit të Komisionit Europian për Kosovën dhe vendet e Ballkanit Perëndimor, ky tha se Kosova nuk ka arritur që të bëjë progres në reformat në rrugën drejt BE-së.

“Konteksti politik në Kosovë gjatë vitit të fundit  ka qenë  i paqëndrueshëm dhe nuk ka qenë i favorshëm për të bërë progres në reformat e ndërlidhura me BE-në. Në mënyrë që të kthehet fokusi në këto reforma, në ditët në vijim bashkë me kryeministrin Avdullah Hoti do të lansojmë fazën e dytë të Agjendës së Reformave Europiane”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.