Ballina / Kulturë / Varfërohen mediat ‘shqipe’!

Varfërohen mediat ‘shqipe’!

Përderisa parashikohet eliminimi i programeve në gjuhët e Ballkanit të Zërit të Amerikës, e, një gjë e tillë mund të ndodh edhe me DW në gjuhën shqipe. Për këtë të fundit, InfoGlobi, jozyrtarisht mëson se deri në fund të muajit prill të këtij viti, edhe ky medium rrezikohet të mbyllet në gjuhën shqipe.

Bordi i Guvernatorëve për Transmetimet dhe agjencia e qeverisë amerikane që mbikëqyr Zërin e Amerikës, ka publikuar hollësitë e propozimit për buxhetin e vitit 2015, që parashikon eliminimin e programeve në gjuhët e Ballkanit dhe rrit shpenzimet për Azinë dhe Afrikën.

Bordi i Guvernatorëve për Transmetimet po i kërkon Kongresit 721 milionë dollarë për buxhetin e vitit 2015, një ulje prej 10 milionë dollarësh nga buxheti i këtij viti që kap 731 milionë dollarë. Zyrtarët e agjencisë thonë se qëllimi është krijimi i programeve për audiencën e brezit të ri të shikuesve me anë të mediave që dëgjuesit dhe shikuesit globalë po i përdorin gjithnjë e më shumë.

Kërkesa për buxhetin e vitit 2015 përfshin nismat për platformat e transmetimeve me video për të rinjtë dhe platformat digjitale për Kamboxhian, Vietnamin dhe Birmaninë, kurse për Kinën, Bordi i Guvernatorëve ka në plan të rrisë përdorimin e mediave sociale dhe programet për luftimin e censurës në internet. Po ashtu, bëhet e ditur se Bordi po planifikon krijimin e një kanali të ri televiziv satelitor dhe një radiostacioni në rajonin Sahel të Afrikës veri-qendrore. Do të hapet edhe një shërbim i ri në gjuhën Lingala për Republikën Demokratike të Kongos.

Por buxheti i vitit 2015 do të eliminojë shërbimet e gjuhëve që transmetojnë programe për Shqipërinë, Bosnje-Hercegovinën, Maqedoninë dhe Serbinë. Shërbimet që transmetojnë për Azerbajxhanin, Gjeorgjinë, Iranin, dhe Uzbekistanin do të reduktohen. Edhe transmetimet për Kubën do të pësojnë shkurtime të mëdha.

Propozimi për buxhetin e vitit 2015 parashikon mbylljen e zyrave të Zërit të Amerikës në Jeruzalem dhe Hjuston.

Përndryshe, po bëhet gati dy vjet që edhe BBC në gjuhën shqipe është mbyllur. Një gjë e tillë sipas të gjitha gjasave do të ndodh edhe me Radio Evropën e lirë, sepse shumë herë është diskutuar se edhe ky medium ndërkombëtar në gjuhën shqipe do të mbyllet. InfoGlobi

@Fluidi

Provo po ashtu

thotit

Egjipt: Shpaloset sarkofagu 2500 vjeçar i Thotit

Sarkofagu i një prifti egjiptian që daton prej më shumë se 2500 vite u shfaq …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.