Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, po kërkon që ta përforcojë skuadrën gjatë dimrit, veçanërisht për Ligën e Kampionëve.
Andaj edhe Barça po duket të jetë mjaft aktive në këtë afat kalimtar.
Dy prioritetet e katalunasve mbeten Antoine Griezmann dhe Coutinho.
Megjithatë, Arthur i Gremios, Mesut Ozil i Arsenalit, Fekir i Lyon-it, dhe Oscar i Shanghait, sipas Marca-s, janë katër kandidatët e mundshëm që mund të vijnë në Camp Nou këtë dimër.