Ballina / BOTA / Valë e re e nxehtësisë përfshinë Evropën (VIDEO)

Valë e re e nxehtësisë përfshinë Evropën (VIDEO)

Me fillimin e kësaj jave Evropën Përendimore do ta përfshijnë nxehtësi ekstreme.

Në Francë priten temperatura të ajrit edhe deri në 43 gradë Celsius, ndërsa ajri i nxehtë afrikan do të arrijë edhe deri në Angli, duke ngritur temperaturat dukshëm mbi ato mesatare. Pritet që në Evropën qendrore-perëndimore temperaturat të jenë mes 35 e 40 gradë, transmetojnë mediet.

Ky parashikim vjen disa javë pasi që Franca shënoi temperaturën më të lartë prej 45,9 gradë Celsius. Qindra zjarrfikës muajin e kaluar kanë luftuar me zjarret e pyllit, të cilët janë tërbuar në pjesën jugore të Francës.

Pas temperaturave rekorde, Franca po ballafaqohet edhe me thatësinë, e cila e zvogëlon rendimentin e korrjeve, shkakton mungesë uji dhe i dëmton kafshët.

Organizata meteorologjike botërore ka bërë të ditur se viti 2019 është në rrugë të jetë më i nxehti në krahasim me vitet e kaluara.

Gjermania, Franca, Polonia e Çekia po ashtu kanë shënuar temperaturën më të lartë në qershor.

Në Kosovë sot do të mbajë mot me diell dhe me temperatura të larta. Pasdite priten zhvillime të vransirave lokale, e rreth viseve malore mundësi për reshje lokale shiu me bubullimë.

Temperatura maksimale do të jetë 33 gradë Celsius, teksa ajo minimale 16 gradë Celsius.

Temperaturat e ajrit në fundjavë do të luhaten pak mbi vlera mesatare. Minimalet nga 13C deri në 17C, e maksimalet nga 28C deri në 33C.

Do të fryj erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 3-8m/s. Shtypja atmosferike do të mbetet e lartë mbi vlera normale.

Provo po ashtu

president, usa, shtepia bardhe, bara obama, george w bush, bill clinton, donald trump

Ish-presidentët marrin edhe buxhet për pushime

Titulli president në Shtetet e Bashkuara vjen me përfitime që mund të quhen edhe luksoze. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.