Ballina / RAJONI / Valbona Sako, kryebashkiake e Durrësit dha dorëheqjen. Ja kush u emërua në postin e saj

Valbona Sako, kryebashkiake e Durrësit dha dorëheqjen. Ja kush u emërua në postin e saj

Pas dorëheqjes së kryebashkiakes së Durrësit Valbona Sako, postin e saj e merr Zhyljen Varfaj.

Vendimi u mor nga mbledhja e Këshillit Bashkiak.

Varfaj mbante postin e nën kryetarit të Bashkisë së Durrësit.

Sako dha dorëheqjen mëngjesin e sotëm, pas deklaratës së saj shokuese ndaj viktimave të tërmetit të 26 nëntorit.

“E lënduar nga reagimi i madh negativ ndaj një prononcimi që bëra, nën një stres që i kalon fuqitë e mia, jap dorëheqjen nga detyra e Kryetares së Bashkisë Durrës. Falenderoj nga zemra të gjithë ata që më besuan dhe shpresoj në mirëkuptimin e të gjithëve”, deklaroi sot Sako.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.