Ballina / Shëndet & Fitnes / Vaksina MMR nuk shkakton autizmin
vaksina

Vaksina MMR nuk shkakton autizmin

Një studim afatgjatë i kryer nga Instituti Danez “Serum”, ka vërtetuar se përkundër teorive të shumta të publikuara në internet, nuk prova shkencore se vaksina më e përhapur në botë shkakton autizmit.

Pas publikimit të teorive të shumta në faqet e ndryshme të internetit, sipas të cilave njëra prej vaksinave më të përhapura në botë, ajo kundër fruthit, shytave dhe rubeolës , e njohur edhe si MMR, mund të shkaktojë autizmin tek fëmijët e shëndoshë, një numër i madh i prindërve në mbarë botë ka vendosur që të mos i vaksinojnë fëmijët e tyre.

Edhe pse ekspertët mjekësor me vita paralajmërojnë për rrezikun e mos-vaksinimit, çdo herë e më shumë prindër , të frikësuar nga teoritë në internet, ua mohojnë fëmijëve të tyre mbrojtjen nga këto sëmundje infektive.

Rastet e fruthit dhe shytave, gjatë dy viteve të kaluara, kanë shënuar shkallën më të lartë në krahasim me numrin e regjistruar gjatë 3 dekadave që po i lëmë pas.

Me qellim të verifikimit të këtyre teorive Instituti Danez “Serum” ka kryer një studim afatgjatë në të cilin ka përcjellë gjendjen shëndetësore të rreth 660 mijë fëmijëve të lindur në Danimarkë mes viteve 1990-2000. Hulumtimi rezultoi me gjetjen se “kjo vaksinë jo vetëm se nuk e nxitë autizmin tek fëmijët e shëndoshë por as që ndikon në rastet kur fëmijët kanë treguar prirje autiste”.

Sipas IDS-s, si dhe ekspertëve të tjerë , i tërë paniku rreth vaksinës MMR dhe autizmit rrjedh nga një artikull i botuar në revistën britanike Lancet në vitin 1998, i cili sugjeronte se mund të ekzistojë një lidhje mes autizmit dhe vaksinës MMR.

Edhe pse, gjatë viteve, vërtetësia e këtij artikulli u hodh poshtë nga ekspertët dhe institutet e ndryshme, teoria po vazhdon të gjejë përkrahës përmes forumeve dhe faqeve të ndryshme të internetit.

Mjekët thonë se vaksinimi apo mos-vaksinimi i fëmijëve është një vendim personal. Megjithatë, ata paralajmërojnë se pasojat e këtij vendimi mund të godasin shumë më shumë se një familje, posaçërisht kur flitet për sëmundje infektuese të cilat lehtë mund të parandalohen./infoglobi

Provo po ashtu

mollat

A e parandalojnë kancerin ?

Të gjithë kemi dëgjuar për përfitimet shëndetësore që ofrojnë mollët. Nuk është çudi që nëse …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.