Ballina / KRYESORE / Vajza radioaktive: Në Çernobil ha mollë

Vajza radioaktive: Në Çernobil ha mollë

Një shkencëtare anonime është bërë personalitet kult në qarqet shkencore për shkak të vieo-xhirimeve ngacmuese, të bëra në Çernobil.

Kjo vajzë e ka vizituar Çernobilin për të dëshmuar se më shumë i është ekspozuar radiacionit deri sa ka notuar në det dhe i ka vizituar spitalet, se sa deri sa ka qëndruar mu në qendër të katastrofës nukleare.

Ajo ka ngrënë mollë të kontaminuara nga pema dhe disa herë e kanë pickuar bubrrecat “radioaktivë”, ndrësa ka thënë se më së shumti është friguar kur është gjetur pranë një dhelpre të tërbuar dhe deri sa ka kaluar nëpër ndërtesat e braktisura dhe të rrënuara.

Përkundër se shumica e shkencëtarëve të afirmuar thonë se ky rajon do të jetë i papërshtatshëm për jetë edhe në 20.000 vitet e ardhshme, kjo shkencëtare trime duket se nuk ka të njëjtin mendim me ta. -InfoGlobi