Vajza që nuk ndjen dhembje, gjumë dhe uri

Olivia Farnsworth është 7 vjeçe dhe e përshkruajnë si ‘vajza bionike”. Vogëlushja është e prekur nga një deformim i rrallë që  përfshin mutacionin e kromozomit 6 dhe i jep një mungesë të plotë të ndjenjës së urisë, dhimbjes dhe lodhjes.

“Ajo nuk e ka sensin e rrezikut. Kur e përplasën me makinë, ajo nuk ndjente dhembje, pavarësisht se bërtiste nga frika sepse e kuptonte se ishte dëmtuar. Ishte e tmerrshme”, ka treguar nëna për ‘Metro’, duke specifikuar se ishte pikërisht ai rasti që ajo zbuloi problemin e vajzës.

Olivia nuk ndjen lodhje dhe mund të rrijë deri në 3 ditë pa fjetur, por ky është  aspekti më shqetësues i patologjisë. Kështu që ajo merr qetësues për të rënë në gjumë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.