fbpx

Vajza mendon se po i propozon për martesë, por… (VIDEO)

Në këtë video do të shihni Brad Holmes që duket sikur po i propozon për martesë të dashurës së tij, Jenny Davies, por në fakt ai thjesht po bën një shaka.

24-vjeçari nga Southampton i tha të dashurës 22-vjeçare se sa të lumtur e bënte ajo. Siç shihet në video, ai nxjerr nga xhepi një kuti ku mendohet të jetë unaza. Më pas ulet në gjunjë dhe Jenny duket shumë e emocionuar.

Por në momentet e fundit, teksa mendohet se ai do i kërkonte dorën, Brad i thotë: “A do më bësh një tas me çaj?”. Video është parë mbi 8 milionë herë që kur u hodh në rrjetin social “Facebook”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.