Ballina / KOSOVA / Vajza e Vasfije Krasniqi-Goodman shtysa kryesore

Vajza e Vasfije Krasniqi-Goodman shtysa kryesore

Mohimi i grave të dhunura nga familjet

Vasfije Krasniqi-Goodman dhjetë muaj pas daljes publike me historinë e saj të përdhunimit seksual gjatë luftës, është rikthyer në televizion për të treguar gjendjen e saj pas atij rrëfimi.

Ajo,për RTV Dukagjini, thotë se pasi kishte gjetur përkrahje nga familja e saj e ngushtë kishte vendosur që historinë e saj ta bëj publike edhe në televizion.

E mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës së Kosovës thotë se shtysa kryesore për këtë dalje të saj publike ka qenë  vajza e saj 16 vjeçare.

Vasfija thotë se shumë gra dhe vajza që kanë qenë viktimë e dhunës seksuale nuk kanë përkrahje nga familjarët.

“Një rast më thirri në telefon dhe më tha çfarë të veprojë kur vëllai që kam në shtëpi nuk e di që unë dhe motra kemi qenë pjesë e grupit të vajzave dhe grave, por ai kur sheh në televizion rastet e përdhunimit fajëson viktimat”, tha ajo, përcjell Telegrafi.

Vasfije Krasniqi – Goodman ka thënë se njeh edhe femra të tjera që janë përdhunuar dhe kanë mbështetjen e burrit dhe familjes së ngushtë, por kanë frikë nga paragjykimi i rrethit më të gjerë familjar.

Vasfija thotë se OJQ-të kanë bërë mjaft për viktimat e dhunës seksuale, por jo edhe shteti, për të cilin thotë se ka mundur të bëjë më shumë dhe ka mundësi të bëjë më shumë për këtë kategori shoqërore.

E mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës së Kosovës thotë se qetësi shpirtërore do të ketë në momentin kur drejtësia të vihen në vend.

Vasfija thotë se jeta e saj sot është shumë me angazhime pas daljes së saj në publik me historinë e saj të përdhunimit.

Ajo thotë se para se të publikohet historia e saj në televizion, është marrë me vajzën dhe familjen e saj në SHBA.

“Unë për vete kam pasur liri në familje dhe një jetë të mirë familjare, por kam dashur të sensibilizoj shoqërinë edhe për rastet tjera”.

Vasfija thotë se edhe mbështetja publike ndaj kësaj kategorie shoqërore që kanë dhënë liderët fetarë është e mirëseardhur dhe një mesazh shumë i mirë edhe për botën, por sipas saj tema e dhunimeve para se gjithash duhet të hapet brenda familjeve.

E mbijetuara e dhunës seksuale në luftën e Kosovës ka thënë se femrat e dhunuara kanë nevojë më së shumti për mbështetjen dhe përkrahjen e familjeve të tyre.

Provo po ashtu

isa mustafa kryetar i ldk-se

Mustafa flet për takimin me Ahmetin dhe Limajn

I pari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka njoftuar ndjekësit e tij në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.