Ballina / LIFESTYLE / Vajrat esencial afrodiziakë

Vajrat esencial afrodiziakë

Me përzierjen e vajrave të ndryshme me vajin bazë ju mund të krijoni një afrodiziak të fortë

Patchouli
Ylang Ylang
Rose (Otto, Maroc)
Black Pepper
Cardamom
Clary Sage
Coriander
Sandalwood
Jasmine
Vetiver
Nutmeg

Pjesa kryesore e një masazhi aromatik është vaji bazë. Vaji bazë mund të jetë vaji i arrës, i farërave apo bimëve. Vajrat esencial nuk duhet përdorur direkt në lëkurë. Ato duhet përzier me vajrat bazë, në mënyrë që lëkura të absorbojë vajin esencial në mënyrë të sigurtë. Vajrat bazë zakonisht nuk kanë aromë dhe pas hapjes kanë afat të caktuar të përdorimit.

Për një masazhë ju nevojitet një vaj i cili absorbohet lehtë dhe shpërndahet lehtë në lëkurë, me qëllim që gjatë masazhit, duart të mund të rrëshqasin në trup, dhe pikat esenciale afrodiziake të absorbohen.

Ja ku janë disa nga vajrat bazë:

Jojoba – ka afat të gjatë të përdorimit.
Apricot kernel ( vaji nga fara e kajsisë ) – është nga vajërat me ngjyrë të hapur, dhe përdoret për lëkurë të ndjeshme.
Sweet almond ( vaj nga Bajamet e ëmbla )

Në rast se nuk e keni asnjërën nga këto vajra, atëherë mund të gjeni vajin Canola në kuzhinën tuaj, i cili mund të punë mjaft të mirë.

Me përzierjen e vajrave të ndryshme me vajin bazë ju mund të krijoni një afrodiziak të fortë, dhe ti bëni një masazhë romantike të dashurit apo të dashurës tuaj. Për një masazhë romantike ju mund ti përzieni të gjitha vajrat esencial të lartëpërmendur me njërën nga keto vajra bazë.

Përgatitja

4 pika të vajit esencial të arrës dhe 4 pika Ylag ylang – kjo përzierje është e ngrohtë dhe e ëmbël.
2 pika vetiver me 4 pika sandalwood është ideale për meshkujt.
4 pika të vajit të arrës , 2 pika Pathchouli dhe 2 pika Coriander është një tjetër përzierje për meshkujt.
2 pika sandalwood, 2 pika cardamom dhe 4 pika rose – kjo përzierje është e mrekullueshme dhe mbetet më gjatë në lëkurë.
Por ju mund inspiroheni dhe të krijoni dicka shumë unike.
Përbërjen duhet ta ruani në frigorifer pas përdorimit./InfoGlobi/V.B

@Fluidi

Provo po ashtu

paragjykimet

Njerëzit paragjykojnë duke u bazuar në pesë tipare

Njerëzit mund ta gjykojnë personalitetin tuaj bazuar në pesë detaje të vogla. Ngjyra e veshjes …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.