Ballina / Fashion/Beauty / Vaji i pemëve të çajit dhe aloe vera ndihmojnë kundër akneve
akne aloe vera

Vaji i pemëve të çajit dhe aloe vera ndihmojnë kundër akneve

Vaji i pemës së çajit është duke u bërë gjithnjë e më shumë popullor.

Është i njohur për vetitë e tij pastruese dhe për përmbajtjen e komponentëve anti-mikrobikë. Gjithçka filloi në 1923, kur një kimist australian, Arthur Penfold, zbuloi se aktiviteti antiseptik i vajit të pemës së çajit ishte 12 herë më i fortë se ai i acidit karbolik ose fenolit.

Një studim në Spitalin ‘Prince Alfred’ në Australi zbuloi aftësinë e vajit të pemëve të çajit për të trajtuar aknet pa shkaktuar efekte anësore. Kur ai kombinohet edhe me përbërës të tjerë krijon një përzierje shumë të fuqishme e cila vepron brenda pak kohësh.

Përbërësit:

10 pika vaj peme çaji (e gjeni në dyqanet e bimëve mjekësore)
2 lugë çaji xhel Aloe Vera
½ lugë çaji vaj kokosi

Përgatitja:

Vendosini të gjithë përbërësit në një tas të vogël. Përziejini mirë.
Aplikojeni përzierjen në lëkurë para se të flini gjumë. Në mëngjes shpëlani fytyrën me ujë të ngrohtë.

Provo po ashtu

BUZË TË THATA DHE TË ÇARA

Buzë të thata dhe të çara

Para se të shkoni për të fjetur, bëni mirë t`i hidhni një vështrim dhe gjendjes …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.