Ballina / LIFESTYLE / Ushtrimet që do ju lehtësojnë dhimbjen e qafës
ushtrime do ju lehtësojnë dhimbjen e qafës

Ushtrimet që do ju lehtësojnë dhimbjen e qafës

Dhimbja e qafës dhe e shpatullave të shtrënguara janë çështje shumë të njohura për shumë prej jush.

Gjë e mirë është se nëse kjo dhimbje shkaktohet nga stresi, ose mungesa e aktivitetit, duke bërë disa prej këtyre ushtrimeve, mund të sjellë një ndryshim të madh dhe madje të japë lehtësim të përhershëm.

1. Rrotullimi i qafës
Kjo është një shtrirje shumë e butë e përdorur për të liruar tensionin rreth qafës. Rrotullojeni peshqirin në formë cilindri dhe vendoseni atë në bazën e kokës suaj. Mbështeteni kokën tuaj tek peshqiri dhe prisni të relaksoheni. Qëndroni në këtë pozicion për rreth 10 minuta nëse nuk ndjeni asnjë lloj dhimbjeje.

2. Shtriheni qafën dhe kapeni pjesën mbrapa të saj
Kjo stërvitje siguron një shtrirje të thellë për pjesën e prapme të qafës. Uluni në një karrige ose në dysheme, shtriheni dorën prapa kokës. Lehtësisht tërhiqeni kokën poshtë duke e çuar mjekrën në gjoks. Mbajeni për 30-40 sekonda, dhe pastaj ngadalë kthejeni kokën në pozicionin fillestar dhe lironi duart.

3. Shtriheni qafën tuaj në njërën anë dhe tërhiqeni
Kjo shtrirje synon anët e qafës suaj. Vendoseni dorën tuaj të djathtë në majë të kokës dhe tërhiqeni lehtë atë. Mbani shpinën drejt dhe supet e relaksuar. Mbajeni për 30-40 sekonda dhe ngadalë ktheheni kokën në pozicionin fillestar. Përsëriteni në anën tjetër.

4. Rrotulloni supet tuaj
Kjo lëvizje liron tensionin rreth supeve. Filloni në një pozicion të ulur ose në këmbë, mbajeni prapa dhe qafën drejt. Të gjitha lëvizjet duhet të jenë të qeta.

5. Shtrirje e dyfishtë e shpatullave
Kjo është një shtrirje shumë e thellë e shpatullave. Filloni duke qëndruar drejt. Shtriheni dorën prapa shpinës. Ngrini krahët deri sa të ndjeni një shtrirje. Mbajeni për 30-40 sekonda dhe përsëriteni 3 herë. Mund të përkuleni përpara nëse keni nevojë për shtrirje më të thellë. /revistawho.com

@Fluidi

Provo po ashtu

fillo nga zeroja

5 mënyra për të filluar nga zeroja

Zgjidh rrugën tënde në jetë, lëviz dhe kurrë mos ndalo. Çdokush e nis nga fundi. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.