Ballina / TEKNOLOGJI / Ushtria Amerikane së shpejti me ushtarë mbinjerëzor
uhstria amerikane

Ushtria Amerikane së shpejti me ushtarë mbinjerëzor

Shkencëtarët amerikanë janë duke punuar në gjeneratën e re të veshjeve ushtarake për ushtarë, inspiruar nga suita e përdorur në filmat e Iron Man – Njeriut të Hekurt – dhe thonë se do të bëhet realitet brenda dy vitesh.

Suita e emëruar Talos do t’i jepte veshësit të tij super-fuqi, si aftësi për të parë në errësirë, fuqi mbinjerëzore dhe një mënyrë për t’iu shmangur plumbave.

Qëllimi është që Navy Seals dhe Forcat Speciale të përmirësojnë teknologjitë e mbrojtjes.

“Veshja transformohet nga gjendja e lëngshme në të ngurtë brenda milisekondave kur aplikohet një fushë magnetike ose elektrike”, thuhet në faqen e ushtrisë në internet.

Veshja do të ketë gjithashtu edhe nerva në formën e senzorëve që do të shtrihen ndaj lëkurës për të monitoruar temperaturën bazë të trupit, temperaturën e lëkurës, normat e zemrës, pozicionin e trupit dhe nivelet e hidratimit.

Kjo veshje e re ushtarake pritet të testohet më 2019.

@Fluidi

Provo po ashtu

hena, nasa

NASA zgjedh nëntë kompani që do të konkurrojnë për misionet në Hënë

Agjencia amerikane e hapësirës NASA zgjodhi nëntë kompani që do të konkurrojnë për të ndërtuar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.