Ballina / BOTA / Ushqimi i së ardhmes ! Në Gjermani lansohen insekt hamburgerët
insekt burgeret

Ushqimi i së ardhmes ! Në Gjermani lansohen insekt hamburgerët

Jo! Nuk po ju bëjnë sytë. Pas Belgjikës dhe Holandës edhe në marketet e Gjermanisë janë futur insekt hamburgerët. Përmbajtja e tyre nuk është mishi i lopës, viqit apo pulës, por janë krimbat e “bufallos”.

Futja e këtij produkti në treg ka nxitur debat. Shumë kush e ka përshëndetur, sepse e sheh si një alternativë të mirë për të zëvendësuar mishin. Të tjerët besojnë se ky do jetë ushqimi i së ardhmes për shumicën e qytetarëve të rëndomtë, të cilërt për shkak të çmimeve nuk do të kenë mundësi ta konsumojnë çdo ditë ‘burgerin e mishit”. Por ka edhe të tillë që produktin e shohin ende me neveri.

Sidoqoftë, themeluesi i kompanisë “BugFoundation” (fondacioni i insekteve) Baris Oezel, citohet nga agjensia Reuters , të cilës i ka shpjeguar se “inspirimi erdhi nga kuzhina aziatike, ku ngrënia e produkteve që kanë përbërje nga insektet, nuk është diçka e pazakontë.

“Eshtë e thjeshtës. Ideja ishte të prodhohet diçka që duket bukur e ku nuk shihen insektet. Hamburgerët e vegjël janë atraktiv për konsumatorët”, ka deklaruar Oezel për Reuters./infoGlobi

insekt burgeret

@infoGLOBI

@Fluidi

Provo po ashtu

milo gjukanoviq

Gjukanoviq betohet si president i Malit të Zi

Millo Gjukanoviq është inauguruar në postin e presidentit të Malit të Zi. Kjo është hera …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *