Ballina / Biznes / Karrierë / USAID nënshkruan grantin për VITEX, që hapë 150 vende pune
USAID, Vitex

USAID nënshkruan grantin për VITEX, që hapë 150 vende pune

Fuqizimi i Sektorit Privat i USAID-it po i akordon kompanisë Vitex një grant i cili do t’i ndihmojë asaj të rrisë shitjen dhe krijojë deri në 150 vende të reja të punës, nga të cilët 50 gjatë vitit të parë.

Vitex Sh.p.k. është një kompani startuese e veshjeve e themeluar sivjet, e cila tashmë ka arritur të hyj në partneritet me kompaninë gjermane Wegener Industry Consulting (WIC), të themeluar në vitin 1959 dhe që shtrinë afarizmin e saj në shumë lokalitete anembanë botës.

Këtij granti, Vitex-i do t’i bashkëngjes edhe një investim vetanak në shumë të njejtë për të mundësuar blerjen e makinerisë së re e cila do të mundësojë zgjerimin e prodhimit.

USAID-i synon që të rrisë konkurentshmërinë dhe të lehtësojë krijimin gjithpërfshirës të vendeve të reja të punës në sektorët e përzgjedhur që janë të gatshëm për rritje, si në: përpunimin e drurit, veshje, TIK (Teknologjinë e Informacionit dhe Komunikimit), efiqencën energjetike, turizmin natyror, dhe sektorë të tjerë premtues.

Deri më sot, Fuqizimi i Sektorit Privat, në partneritet me Agjencinë Suedeze për Zhvillim (SIDA), ka siguruar 160 grante që kanë mundësuar hapjen e 1975 vendeve të reja të punës, ku janë punësuar 875 gra dhe 940 të rinj.

Drejtori i Misionit të USAID-it James Hope nënshkuan Marreveshjen e grantit sot. /infoglobi

Check Also

hashim thaci

Thaçi: Dialogu me Serbi duhet përmbyllur me njohje dhe ulëse në OKB

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, po vazhdon vizitën e tij zyrtare në Kanada. Thaçi, i …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *