Ballina / BOTA / Ursula von der Leyen, prioritet mjedisin
ursula von der leyen

Ursula von der Leyen, prioritet mjedisin

Një taksë europiane të importit të karbonit për të inkurajuar shtetet e tjera për të rritur veprimet kundër ngrohjes globale

Von der Leyen  me prioritetet ambicioze që së pari, liston klimën, duke propozuar legjislacionin për ta bërë BE-në neutrale ndaj klimës deri në vitin 2050. Forcimi i objektivit të Europës deri në 2030 për reduktimin e gazrave serrë në një rang prej 50% deri 55%, nga 40% (krahasuar me nivelet e 1990).

Zgjerimi i sistemit të tregtimit të emetimeve të BE-së, tregu më i madh në botë i dioksidit të karbonit që mbulon termocentralet, fabrikat dhe linjat ajrore, për të përfshirë transportin dhe ndërtimin, si dhe uljen e numrit të lejeve të ndotjes falas për linjat ajrore. Gjithashtu, propozon të shtojë një taksë europiane të importit të karbonit për të inkurajuar shtetet e tjera për të rritur veprimet kundër ngrohjes globale

Së dyti, renditet ekonomia. Krijimi i një fondi privat / publik për ofertat fillestare publike të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, mund të ringjallë një propozim të dështuar të BE për një taksë të shërbimeve digjitale, nëse Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim nuk do të gjejë zgjidhje globale deri në fund të vitit 2020.

Pjesë e axhendës së saj, është dhe teknologjia pasi Von der Leyen, propozon legjislacionin e BE-së mbi implikimet njerëzore dhe etike të inteligjencës artificiale.

Të drejtat sociale, janë një ndër problemet për të cilat ajo vjen me plane konkrete, duke propozuar një “instrument ligjor” për një pagë minimale të drejtë për çdo punëtor të BE-së.

Komisioni propozon dhe zbaton ligjet europiane për çdo gjë. Ai gjithashtu monitoron ekonomitë kombëtare, negocion marrëveshjet tregtare, drejton një shërbim diplomatik, menaxhon buxhetin e bllokut dhe vepron si autoritet i konkurrencës në Europë.

 

Provo po ashtu

president, usa, shtepia bardhe, bara obama, george w bush, bill clinton, donald trump

Ish-presidentët marrin edhe buxhet për pushime

Titulli president në Shtetet e Bashkuara vjen me përfitime që mund të quhen edhe luksoze. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.