Ballina / Kulturë / ‘Urrejtja është barrë e rëndë’: Thënie frymëzuese nga Martin Luther King

‘Urrejtja është barrë e rëndë’: Thënie frymëzuese nga Martin Luther King

“Errësira nuk mund të na nxjerrë nga errësira, vetëm drita mund ta bëjë. Urrejtja nuk mund të na e largojë urrejtjen, vetëm dashuria mund ta bëjë atë.”

“Bëje hapin e parë me besim. Nuk të duhet t’i shikosh të gjithë shkallën, vetëm bëj hapin e parë.”

“Është gjithmonë koha e duhur për të bërë gjënë e duhur.”

“Dashuria është e vetmja forcë e aftë për të transformuar një armik në mik.”

“Unë besoj se e vërteta e paarmatosur dhe dashuria e pakushtëzuar janë fjala e fundit në jetën reale. Kjo është arsyeja përse e drejta, e mposhtur përkohësisht, është më e fuqishme se sa e keqja triumfuese.”

“Në qendër të kundërshtisë së dhunës qëndron parimi i dashurisë.”

“Paqja nuk është thjesht një qëllim i largët që ne kërkojmë, por një mënyrë me anë të të cilës ne arrijmë tek ai qëllim.”

“Ne duhet të zhvillojmë dhe të ruajmë aftësinë për të falur. Atij të cilit i mungon fuqia për të falur, atij i mungon edhe fuqia për të dashur. Ekziston pak mirësi edhe në më të keqen tonë dhe pak të keqe në më të mirën tonë.”

“Ne duhet të mësojmë të jetojmë së bashku si vëllezër ose të vdesim së bashku si budallenj.”

“E kam vendosur të jepem pas dashurisë. Urrejtja është një barrë shumë e madhe për t’u mbajtur.”

“Falja nuk është një veprim i çastit. Është një qëndrim i përhershëm.”

Provo po ashtu

torino, itali, hiroshima mon amor, koncertet, madona, bob dilan

Koncerti i parë pa telefon celularë

Nëse hyn në koncert nuk duhet ta mbash me vete celularin, të bësh foto, të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.