Ballina / KRYESORE / Urdhër arresti. Policia e kërkon Gruevskin
gruevski-gjykate

Urdhër arresti. Policia e kërkon Gruevskin

Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë, pas njoftimit nga Gjykata Penale e Shkupit se nuk ka mundur të gjejë të akuzuarin Nikolla Gruevski për t’ia dorëzuar vendimin që të paraqitet në burg për të vuajtur dënimin, ka lëshuar urdhër arresti.

Gjykata penale në Shkup sot pasdite parashtroi deri te SPB Shkup kërkesë për shpalljen e fletarrestit kundër ish-kryeministrit, Nikolla Gruevski.

Gjatë ditëve të kaluara korrierët gjyqësorë tentonin Gruevskit t’ia parashtrojnë vendimin e Këshillit të Gjykatës penale, me të cilin refuzohet ankesa e tij lidhur me dënimin dyvjeçar me burg, që ai duhet ta vuajë për rastin “Tank”.

“Gjykata themelore Shkup 1 lëshoi urdhër për arrestimin e personit për të cilin pyetni dhe më 12.11.2018 në ora 16:30 e parashtroi deri te SPB Shkup dhe kërkoi shpalljen e fletarrestit. Ministria e Punëve të Brendshme menjëherë pasi iu dorëzua, po vepron sipas urdhërit”, kumtoi MPB-ja.

@Fluidi

Provo po ashtu

abelard tahiri

Tahiri: Specialja nuk kërkoi ekstradime

Ftesat e para tashmë i ka shpërndarë. Ndërkohë, disa figura të njohura të Ushtrisë Çlirimtare …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.