fbpx

Uragani Harvey shkakton përmbytje në Hjuston

Uragani Harvey goditi të shtunën shtetin e Teksasit, duke përplasur erëra të forta dhe shi të rrëmbyer në qindra kilometra vijë bregdetare.

Përmbytjet dhe tornadot që shoqërojnë uraganin vazhdojnë të përbëjnë rrezik për banorët e Teksasit.

Stuhia shkaktoi dy viktima: një person të premten gjatë natës, vdiq kur shtëpia e tij në Rokport mori zjarr të shkaktuar nga uragani; personi i dytë ishte një grua, duket ndërsa përpiqej të shtunën të dilte nga makina në rrugët e përmbytura të Hjustonit.

Shërbimi Kombëtar i Motit thotë se që nga e premtja në mbrëmje, të paktën shtatë tornado kanë goditur qytetin e Hjustonit. Në 24-48 orët e ardhshme pritet të bëhet vlerësimi i dëmeve të shkaktuara nga stuhia.

Harvey u tha se është stuhia më e ashpër që godet Shtetet e Bashkuara në më shumë se një dekadë – me erëra prej 209 km në orë.

Stuhia u dobësua gradualisht, dhe pasditen e shtunës, nga uragan, u shndërrua në një stuhi tropikale. Por zyrtarët e Teksasit thanë se ende ka shqetësime për mundësinë e vërshimeve.

Governatori i shtetit, Greg Abbott, tha se “vërshimet dramatike” vazhdojnë të jenë shqetësim për zyrtarët, pasi shirat e rrëmbyer kanë vazhduar gjatë gjithë ditës së shtunë.

Ndërsa Harvey u afrua, dhjetëra mijëra banorë të Teksasit u larguan nga brigjet, për të shmangur stuhinë kërcënuese.

Presidenti Donald Trump nënshkroi të premten një urdhër federal për fatkeqësi natyrore për Teksasin.

Qendra Kombëtare e Uraganeve e quajti Harvey-n një stuhi kërcënuese për jetën.

Kryetari i Bashkisë i Rokportit tha në një intervistë televizive se uragani ka shkaktuar shkatërrime masive të shkollave, bizneseve dhe shtëpive.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.