Ura ku qentë bëjnë vetëvrasje

Në pranveren e vitit 1995, Donna Cooper po përshkonte uren Overtoun, afër Milton-it, në Dumarton të Skocisë së bashku me qenin e saj. Papritmas, qeni u hodh nga ura, për tu përplasur poshtë në gurë nga një lartesi prej 15 metrash.

Por, falë një zbulimi të një gazetareje që përmblodhi listen e një sërë fenomeneve paranormale të ngjashme me të, çeshtja u bë shumë serioze, por njëkohesisht edhe e mistershme.

Rastet në këtë urë të vetvrasjes së qenëve kanë qënë më shumë se 50, dhe deri tani as kush nuk di të japë një shpjegim se përse qentë vetevriten.

Përsa i përket legjendave, të moshuarit e zonës tregojnë se qentë terhiqen nga “The Black Soul”, shpirti i së keqes. Sidoqoftë ky fenoman paranormal është enigma më e madhe përsa i përket misterit të anomalive të kafsheve!

Këto janë 8 sekretet më të njohura që fsheh brenda vetes kjo urë:

1. Që nga viti 1950 ka pasur më shumë se 600 raste të raportuara, të qenve që hidhen nga ura. 54 nga ta kanë vdekur, arsyen nuk e di askush

2. Zogjtë të cilët i kanë mbijetuar kërcimit, janë rikthyer në urë që të hidhen përsëri, gjë që tregon qartë dëshirën e tyre për të bërë vetëvrasje

3. Kafshët e tjera nuk kryejnë përpjekje të tilla vetëvrasëse, kur kalojnë mbi këtë urë. Vetëm qenë kaplohen nga një forcë e panjohur që i shtyn të hidhen nga ura.

4. Për të shtuar misterin, është një vend i veçantë i urës nga i cili kërcejnë qentë. Megjithëse nuk asgjë të ndryshme nga dy anët e urës, qentë preferojnë anën e djathtë të urës.

5. Të gjitha kërcimet kanë ndodhur në ditë me diell. Asnjë prej qenve nuk është përpjekur të hidhet nga ura, në ditët me mot të ftohtë. Kjo i ka shqetësuar hetuesit edhe më shumë, sikur një forcë lëvizëse ndodhet atje, dhe është aktive vetëm në diell.

6. Ekzistoj një teori që qentë nuhasin një erë e cila do i shtyjë ata të ”cmenden”, dhe i bën të shkojnë në drejtim të saj. Por kjo nuk justifikon faktin pse ata zgjedhin një anë të caktuar të urës, e cila është më shumë se 10 metra e gjerë.

7. Shumë njerëz besojnë se qentë janë joshur për vdekje nga fantazma e Zonjës Overtoun, e cila dikur jetonte në rezidencën Overtoun, që ndodhej pranë urës së vdekjes. Madje thuhet se fantazma e saj shihet edhe në rezidencë.

8. Vdekja e vetme njerëzore e raportuar nga ura ishte ajo e djalit dy vjeçar KEvin Moy, i cili u hodh nga ura nga babai i tij. Ndërsa juria e shpalli Moyn fajtor për shkak të marrësisë që bëri, fakti që ai hodhi djalin e tij nga i njëjti vend dhe në një ditë me diell, tërheq disa lidhje me misterin e çuditshëm që jeton rreth kësaj ure.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

error: Content is protected !!