Ballina / Shëndet & Fitnes / Universiteti i Miçigenit me pajisje që detekton kancerin
nano roboti

Universiteti i Miçigenit me pajisje që detekton kancerin

Hulumtuesit nga Universiteti i Michiganit kanë shpikur një pajisje që tani është në testim, e cila thirret “mishërim i mjekësisë së saktë” që detekton kancerin që qarkullon në gjak.

“Askush nuk dëshiron të bëj biopsi” tha Dr. Daniel Hayes, Profesor i Departamentit për Hulumtime të Kancerit të Gjirit në Universitetin e Michiganit.

Biopsitë mund të të bëjnë të mos ndihesh mire, edhe pse ende mbetet metoda më e mirë për të zbuluar nëse një person ka kancer apo jo.

Por, Hayes këshillon që “nëse ne mund të të marrim mjaftueshëm qeliza kancerogjene nga gjaku, ne mund t’i përdorim ato për të mësuar më shumë rreth kancerit, dhe kurës së saj”.

Hayes dhe skuadra e tij kanë shpikur një pajisje që mund të vishet dhe mund t’i detektojë qelizat kancerogjene që qarkullojnë në gjak dhe nëse kjo pajisje e kalon testin, mund ta zëvendësojë metodën e biopsisë, ku doktorët marrin gjakun ose urinën e personave për ta zbuluar nëse ata kanë kancer apo jo.

Gjithsesi është më lehtë të flasim sesa të veprojmë, pasi që njerëzit mund të kenë kancer, por qelizat të mos gjenden në gjak, dhe ne kemi nevojë për diçka që mund ta ketë funksionin e detektorit.

Duke e pasur parasysh këtë defekt të biopsisë, Dr.Hayes dhe skuadra e tij janë duke punuar që kjo pajisje që mund t’i bëjë të dyja punët, edhe analizën e gjakut edhe skanimin e trupit për tumore të mundshme.

Provo po ashtu

kanceri

Gjermani: A e vret kjo substancë kancerin

Studiuesit kanë zbuluar në sipërfaqen e limfomave një kompleks proteinash që dëmton qelizat kanceroze. Përdorimi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.