Ballina / KURIOZITETE / Unaza e Kaligulës mund të shitet për 500 sterlina

Unaza e Kaligulës mund të shitet për 500 sterlina

Një unazë fantastike 2000-vjeçare, e gjitha në safir, që mendohet se i përkiste Perandorit Roman Caligula, është nxjerrë në shitje për rreth 500 mijë sterlina.

Unaza ka një portret të gdhendur që mendohet të jetë ai i gruas së katërt të Perandorit, Caesonia, e cila sipas gojëdhënave, ishte aq e bukur, sa Caligula e parakaloi tërësisht lakuriq para miqve të tij.

Unaza është artefakti kryesor që do të ekspozohet bashkë me 100 bizhuteri me gurë të çmuar javën e ardhshme në Londër, nga argjendarët e “Wartski”. Nxjerrja e saj në shitje ka tërhequr interes të madh, pasi në Angli kanë mbërritur deri nga Japonia edhe pse duhen ende disa ditë për të nisur ankandi.

Unaza e Caligula-s ka qenë pjesë e koleksionit të Kontit të Arundelit në periudhën 1637-1762, për të përfunduar më pas në koleksionin e politikanit George Spencer, Kont i Marlboros në fillim të shekullit XVIII dhe në shekullin XIX. Pasi ndryshoi disa pronarë në vitet në vazhdim, unaza u shit në një ankand të “Sotheby” në Londër në vitin 1971 për vetëm 750 paund. Më pas u ble nga “Wartski”, argjendaria zyrtare e Mbretëreshës së Anglisë dhe Princit Charles.

Caligula sundoi Perandorinë Romake për vetëm katër vite, nga viti 27 p.e.s, kur edhe u vra. Gruaja e tij Caesonia nuk mundi të jetonte pa të dhe sipas gojëdhënave i kërkoi vrasësit që edhe ajo të vdiste duke iu bashkuar Perandorit.

Sipas një legjende, Caligula mendoi të bënte konsull kalin e tij Incitatus, por historianë të ndryshëm modernë besojnë se ky rrëfim ishte më tepër i ndikuar nga situata politike e kohës në Romën e Lashtë. Sipas tyre, ky vendim ishte më tepër për të ironizuar senatorët dhe jo një lajthitje e Perandorit. Në vitin 41 të erës së re, Caligula u vra pas një konspiracioni të organizuar nga Rojet Pretoriane dhe ndihmësit e tij.

Provo po ashtu

Ja si duket eklipsi nga gjithësia

Gjithnjë e më të shpeshta janë pamjet e regjistruara nga gjithësia. Në këte video prezentphen …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.