Ballina / EKOLOGJI / Ulni nivelin e ndotjes, përndryshe do të shihni zhdukjen e qyteteve prej rritjes së nivelit të detit
ipcc, okb, alaska, himalaja, grenlanda, climate change, warming climate

Ulni nivelin e ndotjes, përndryshe do të shihni zhdukjen e qyteteve prej rritjes së nivelit të detit

Kështu paralajmëruan shkencëtarët që ndërmorën një studim të lidhjes mes oqeaneve, akullnajave dhe klimës 

Pak ditë pasi miliona njerëz të rinj kërkuan përfundimin e ekpoës së lëndëve djegëse fosile duke ndërmarrë protesta në të gjithë botën, një raport i ri i panelit të ekspertëve të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, zbuloi se ka ende pak kohë për të shmangur rezultatin më të keq nga ngrohja globale.

Megjithatë, studimi theksoi se vazhdimi i emetimeve të dioksidit të karbonit në nivelet aktuale, do të prishë ekuilibrin e sistemeve gjeofizike që drejtojnë oqeanet dhe akullnajat në një mënyrë që asnjë nuk do t’i shpëtojë.  “Raporti i ri i Panelit Ndërqeveritar të Ndryshimit Klimatik IPCC thekson urgjencën e veprimeve të koordinuara për të trajtuar ndryshimet në oqeane dhe kriosferën”, tha zv/Kryetarja e Panelit, Debra Roberts.

Raporti, i përmbledhur nga më shumë se 100 autorë që kanë shfletuar mbi 7,000 studime akademike, dokumentoi ndikimet ndaj 1.3 miliardë njerëzve që jetojnë në zona të ulëta nga  ngrohja e oqeanëve, shkrirja e shpejtë e akujve në Groenlandë dhe Antarkdidë dhe tkurrja e akullnajave.

Sipas raportit, nivelet e ujërave mund të rriten me 1 metër deri në 2100, apo 10 herë sipër normës së shekullit të 20, nëse  emetimi i dioksidit të karbonit vazhdon të rritet.

Në Himalaje, akullnajat që furnizojnë 10 lumenj mund të shkrijnë në mënyrë dramatike, duke ndikuar te furnizimi me ujë në shumë pjesë të Azisë.  Ndërkohë,  shkrirja e permafrostit në vende si Alaska dhe Siberi mund të lëshojë sasi gjigante të gazrave serë, duke shpejtuar ngrohjen globale.

Provo po ashtu

Smart Forest City, meksiko, cancun,

Qyteti si një pyll dhe pemët si një fakt urban

Qytete-pyje dhe lëvizje elektrike, qytetet e së ardhmes do të jenë  nën gjelbërim, e mallrat …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.