Minivakt i shkëlqyer para darkës, i kripur mjaftueshëm për t’iu shtuar dëshirën për të pirë dhe minimizuar efektet.
Përbërësit
60 gr djathë dhie (i freskët, në temperaturën e dhomës)
2 lugë djathë kaçkavall (i grirë hollë)
1 lugë erëza (si trumzë, majdanoz etj.)
1 thelpi hudhër (e vogël)
1 lugë çaji lëng limoni
kripë (e trashë)
piper
24 ullinj (të mëdhenj)
3 degë trumëz
2 spec i kuq (të thatë)
2 rripa të trashë lëkurë limoni
1/2 kupë vaj ulliri
Përgatitja
1.Përzieni djathin e dhisë, kaçkavallin, bimët aromatike, hudhrën dhe lëngun e limonit në një tas të vogël; hidhini kripë dhe piper.
2.Futeni mbushjen në një qese plastike të posaçme me gyp nxjerrës ose përdorni një qese të prerë në majë me gërshërë. Futeni mbushjen brenda ullinjve.
3.Vendosni ullinjtë në pjatë, degët e trumzës, specat dhe lëkurën e limonit dhe hidhjuni sipër vaj ulliri.
4.Për t’u bërë para: ullinjtë mund të marinohen 4 ditë përpara.
5.Mbulojeni dhe mbajini të freskët. Lërini në temperaturë dhome para servirjes.