Ballina / Biznes / Karrierë / Ulen parashikimet për rritjen ekonomike
oecd

Ulen parashikimet për rritjen ekonomike

Organizata për Bashkëpunimin dhe Zhvillimin Ekonomik (OECD) ka ulur përsëri parashikimet e saj për sivjet dhe vitin e ardhshëm të ekonomisë botërore, ndërsa paralajmëron se mosmarrëveshjet tregtare dhe pasiguria mbi BREXIT-in do të godasin tregtinë dhe bizneset botërore.

Organizata parashikon, përcjell Telegrafi, që ekonomia botërore do të rritet 3.3 për qind këtë vit dhe 3.4 për qind vitin e ardhshëm, përkatësisht 0.2 dhe 0.1 pikë përqindjeje më pak se parashikimet e nëntorit të vitit 2018.

“Rritja botërore po ngadalësohet dhe Evropa po ngadalësohet shumë më tepër sesa pritej dhe ka shumë rreziqe. Ka më pak rritje në Kinë, ka tensione tregtare në vazhdim, ka BREXIT, ka tregje financiare. Por gjendja nuk është vetëm e zymtë”, është shprehur kryeekonomistja e OECD-së, Laurence Boone.

OECD-ja parashikon që Gjermania dhe Italia mund të kenë një ngadalësim të ndjeshëm.

Për ekonominë më të madhe të Evropës, Gjermaninë, OECD për sivjet e përgjysmoi parashikimin e rritjes së Produktit të Brendshëm Bruto në 0.7 për qind nga 1.6 për qind më parë, ndërsa për vitin e ardhshëm parashikon një rritje 1.1 për qind. Ndërsa, për Italinë OECD-ja për sivjet parashikon një tkurrje për 0.2 për qind, para një rimëkëmbjeje të lehtë vitin e ardhshëm.

Gjithashtu, organizata e uli vlerësimin për rritjen e SHBA-së në 2.6 për qind për vitin 2019, nga ai i mëparshëm prej 2.7 për qind, kryesisht për shkak të ndikimit të rivendosjes së tarifave.

Provo po ashtu

pamje nga protesta e sotme per telekomin

Bedri Istrefi: Kontrata me “Z Mobile” shkëputet me 30 Korrik

Telekomi e shkëput kontratën me Zmobile. Njoftimi për shkëputje bë në protestën e punëtorëve të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.