Ballina / KOSOVA / Ukë Rugova – 30 ditë në paraburgim
uk rugova

Ukë Rugova – 30 ditë në paraburgim

(E plotësuar) Tridhjetë ditë paraburgim për Ukë Rugovën ka vendosur gjyqtarja Anna Adamska Galant. Përveç Rugovës, me masën e njëjtë janë ndëshkuar edhe Izet Beqiri dhe Florian Petani.

Të arrestuarve tjerë, Fitim Beqiri, Visar Beqiri, Asad Beqiraj, Edison Idrizaj, Hamza Beqirit dhe Driton Voca u është caktuar masa prej 30 ditësh në arrest shtëpiak.

Prokurori: 30 ditë paraburgim për grupin “Ukë Rugova”

February 6, 2014Ora: 19:39
Prokurori Alen Kacnik ka kërkuar 30 ditë paraburgim për krim të organizuar ekonomik dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare, që tashmë identifikohet si grupi “Ukë Rugova”,  e që ndërlidhet me shitblerjen e vizave Shengen përmes Ambasadës italiane në Prishtinë.

Aktualisht ka përfunduar leximi i kërkesës për paraburgim vetëm ndaj pesë të dyshuarve të këtij grupi, e në radhë janë edhe pesë të tjerë, dhe seanca pritet të zgjatë disa orë.

Hetimet për këtë grup kanë nisur ne funt ë viti të kaluar, derisa dje u kryen bastisje dhe arrestime nga EULEX, ku ndër të arrestuarit është edhe i bir i ish-Presidentit Ibrahim Rugova, deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ukë Rugova.

Provo po ashtu

Dy Universitete janë në pritje të shqyrtimit të ankesës nga Këshilli Shtetëror i Cilësisë në AKA

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren dhe “Isa Boletini” në Mitrovicë janë në pritje të shqyrtimit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.