sanxhaku

Uglanini BE-së: Respekto referendumin e Sanxhakut 1991

Kryetari i Këshillit nacional boshnjak Sulejman Ugljanin i bëri thirrje BE-së që siç theksoi, të respektojë vullnetin e lirë të shprehur të qytetarëve të Sanxhakut të cilët në referendumin e mbajtur më 1991 kanë votuar për autonomi të plotë politike dhe territorial me të drejtën e bashkëngjitjes të njërës nga Republikat sovrane.

Në mbledhjen e veçantë të KNB me rastin e Ditës së vet përcaktimit të qytetarëve të Sanxhakut të shprehur më 1991, Ugljanin bëri thirrje BE që të respektojë vendimet e dokumentit të Hagës dhe Komisionit të Bandeterit për ish Jugosllavi.

“Qytetarëve të Sanxhakut si popull autokton në territorin e tyre duhet përmes zgjidhjes së statusit të Sanxhakut tu sigurohen mekanizma që pa kushtëzime të realizojnë të drejtën për jetë, liri, siguri, zhvillim të shpejtë ekonomik, që më në fund të sigurojnë ekzistencën e tyre politike”, tha Ugljanin transmetuar nga KNB.

Në referendumin e mbajtur më 25 dhe 27 tetor 1991, pothuajse 99 për qind e votuesve është deklaruar për autonomi politike dhe territorial të Sanxhakut.

Asokohe autoritetet ka hedhur poshtë rezultatet e referendumit ndërsa kundër Ugljaninit ka ngritur aktakuzë për shkak të veprimtarisë “kundër shtetëror” e me qëllim të ndarjes së Sanxhakut. /KI/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.