UFO-t gjenden në tokë, ja si duken ata (VIDEO)

Nuk ka njeri që të mos ketë pyetur veten qoftë edhe njëherë të vetme: Ka apo nuk ka jashtëtokësorë, nëse po, ç’tipare kanë? A janë ata të ngjashëm me njerëzit? Bussiness Insider mblodhi një sërë të dhënash shkencore, për të na treguar se si duken këto krijesa.

Në mënyrë të veçantë, ekspertët besojnë se përveç formës, madhësisë dhe ngjyrës së njëjtë, alienët kanë edhe disa veçori themelore që ia vlen të nënvizohen:

Jetojnë në tokë për të zhvilluar teknologjinë e raketave, Kanë shikim binocular për matje distancash, sy afër njëri-tjetrit për reduktimin e kohës së marrë dhe përpunimin e sinjaleve, dy këmbë për të lëvizur si dhe dy duar me nga tre gishta për kapjen dhe përdorimin e veglave.

Sipas biologut evolucionist, Riçard Dokins, i cili solli shembullin e vizionit: në një botë plot dritë (si Toka), sytë e formave lokale të jetës evoluan në mënyrë të ngjashme me atë të formave të jetës në planetin tonë.

Shkencëtari amerikan, dr. Boyd Bushman, i cili dikur ka punuar në të ashtuquajturën Zona 51 (bazë ushtarake në Nevadën jugore, ekzistenca e së cilës është mohuar prej një kohe të gjatë) ka thënë se alienët jetojnë mes nesh.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.