UEFA: Shtyhet Kampionati Evropian

Në mbledhjen e mbajtur sot nga UEFA me presidentët e 55 federatave anëtare është vendosur që Kampionati evropian i cili ishte planifikuar të zhvillohej këtë vit, të shtyhet për vitin e ardhshëm, njoftojnë mediat e ndryshme botërore.

Ndërkohë që kampionatet nacionale evropiane të cilat janë ndërprerë do të vazhdojnë dhe do të përfundojnë deri më 30 qershor.

Krejt kjo do të ndodhë për shkak të koronavirusit, virus ky që ka përfshirë gjithë Evropën duke shkaktuar edhe një numër të madh viktimash.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.