UEFA me lajmin e ri të mirë për Kosovën

Klubet e Kosovës do të luajnë ndeshjet e garave evropiane në Kosovë. Në stadiumin “Adem Jashari” të Mitrovicës mund të zhvillohen ndeshjet e Ligës së Kampionëve dhe të Europa League, njofton Federata e Futbollit.

“Pas një angazhimi dhe përpjekjeve të mëdha si dhe me takimet e shumta të presidentit të FFK-së z. Fadil Vokrri me shumë zyrtarë të UEFA-s, sot në FFK arriti vendimi i KE të UEFA-s, që stadiumi “Adem Jashari” në Mitrovicë i lejohen zhvillimi i ndeshjeve të Ligës së kampionëve dhe Ligës së Evropës për klubet e Kosovës”, shkruan në njoftimin e federatës.

“Një delegacion i UEFA-s, do të vijë me 1 mars për të inspektuar nga afër gjendjen aktuale si dhe për të dhënë sugjerimet për përmirësimin e ndonjë të mete. Tash mbetet që Ministrie Sportit dhe organet tjera relevante të shtetit të Kosovës, që të angazhohen që stadiumi “Adem Jashari” të përgatitet sa më shpejt për këto gara të klubeve të Kosovës”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.