Ballina / KRYESORE / UEFA: Ky është lojtari më i mirë i vitit
uefa

UEFA: Ky është lojtari më i mirë i vitit

Federata Evropiane e Futbollit (UEFA) e ka shpallur qendërmbrojtësin e Liverpulit, holandezin Virgil Van Dijk, si lojtarin më të mirë të Ligës së Kampionëve të Evropës për sezonin 2018-2019.

Van Dijk, ishte kapiten i skuadrës angleze, Liverpul, që fitoi kupën e Ligës së Kampionëve për garat 2018/2019.

“Më është dashur të punoj në çdo hap të rrugës sime”, tha Van Dijk, pas marrjes së çmimit.

Ai u shpall më i miri në konkurrencë me sulmuesin e Barcelonës, Leo Mesi dhe atë të Juventusit, Christiano Ronaldo.

Ceremonia e shpalljes së çmimeve ishte pjesë e organizimit të hedhjes së shortit për fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

error: Content is protected !!