Ballina / KRYESORE / UEFA, gjobitë Francën veç pak
shqiperia, franca, armenia, andora, uefa. fifa, Stade de France

UEFA, gjobitë Francën veç pak

Franca ia ka hedhur vetëm me një gjobë ngatërrimit të turpshëm të himnit të Shqipërisë në përballjen e 7 shtatorit të shkuar, kur në bokset e “Stade De France” u intonua himni i Andorrës në vend të “Himnit të Flamurit”. Lajmin e kanë bërë të ditur vetë mediat transalpine, shkruan ballkanweb.

Konkretisht, prestigjizoja “L’Equipe” shkruan se Federata Franceze e Futbollit është dënuar vetëm me 20 mijë euro pas hetimit disiplinor që UEFA pat hapur ndaj saj për ngatërresën e ndodhur në përballjen që u fitua 4-1 nga “gjelat”. Sipas “L’Equipe”, FFF është ndëshkuar vetëm me gjobë për “organizim të pamjaftueshëm”.

Kjo gjobë vjen pasi ngatërrimi i himnit vonoi nisjen e ndeshjes, që u spostua me shumë minuta nga orari zyrtar i saj. Noel Lë Graë, presidenti i Federatës France të Futbollit, i kishte paraqitur ndjesën për ndodhinë Federatës Shqiptare të Futbollit si dhe ambasadorit shqiptar në Francë, që ishte prezent në stadium,

Provo po ashtu

Moore: Pa SHBA-në nuk ka marrëveshje Kosovë – Serbi

Profesori amerikan i historisë dhe sigurisë, Gregory Moore, ka thënë se pa Uashingtonin nuk mund …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.