Ballina / Shëndet & Fitnes / Udhëpërshkrim : “Siwa-Oazi, shërues i Egjiptit”

Udhëpërshkrim : “Siwa-Oazi, shërues i Egjiptit”

Janë bërë muaj që kur jam kthyer nga ai vend magjik, por magjia brenda meje mbetet e paprekur!

Shkruan: Majlinda Hoxha

E gjej atë në çdo moment kur kujtoj çastet atje dhe  çfarë më dha. E kam fjalën për oazin në Shkretëtirën Perëndimore të Saharasë-Siwa.

Prej disa vitesh mendoja, se kishte ardhur koha, të përmbushja një nga dëshirat e mia, që niste që 14 vjec, teksa shihja një emision mbi misterin e piramidave-të vizitoja Egjiptin.
Vendosa të shkoja në maj, një muaj perfekt dhe ashtu ishte në fakt, deri në castin kur do ta vizitoja për së dyti dhe kuptoja se cdo muaj atje, është një dhuratë e madhe që i bëhet jetës tënde.

Pasi pashë Piramidat, Sfinksin, notova në detin e Kuq në 5 të mëngjesit, kërceva Belly Dance pranë Nilit, -nën flladin që s’kuptoja nga cila anë vinte, u lidha kaq shumë me atë vend, që në pamje të parë të duket se reflekton si ngjyra e pluhurit. Por brenda mban akoma atë magji, që ti s’mund ta dish deri sa shkel aty. Një javë nuk është mjaftueshëm për të parë të gjitha vendet. Kështu në kthim të asaj jave të parë, ndjeva se duhej të kthehesha sërish, jo vetëm për të parë pjesën që s’kisha mundur -e mbi të gjitha Aswan dhe Siwan-  por dicka më kishte ngërthyer tashmë, për t’mos më lënë të largohesha plotësisht.

Nisa të hulumtoja më shumë në ëeb dhe ndërsa eksploroja , diku më zuri syri një artikull, ku shkruhej “Sand Bath”. Gjatë leximit kuptova, që ishte një trajtim, që bëhet prej shekujsh për dhimbjet kronike të shpinës, fertilitetit dhe humbjes në peshë. Aq u desh, që të kisha shkëndinë e pare të këtij mendimi dhe pasi krijova kontaktin e pare, të njeriut që do më priste atje dhe fjalisë së tij:”Pas përshkrimit të problemeve të tua me dhimbjet e shpinës, pas këtij trajtimi nuk do i kesh më”, bleva biletën pa u menduar dy herë dhe udhëtova atje javën e fundit të Korrikut.

Nuk është aspak vështirë që në cdo hap të gjesh dikë që te buzëqesh, që të ofron miqësi. Edhe pse shumica e rrugëve të Kairos  janë të pista dhe të varfra, mes tyre gjen dicka që nuk arrin ta përshkruash. Duket sikur erërat që fryejnë nga shkretëtira të ngjeshura me ngjyrë të zbehtë pluhuri, duket sikur i turbullojnë vuajtjet e njerëzve atje, për t’i bërë ato sa më të lehta. Por destinacioni im këtë herë ishte oazi Siwa.

Nisem në mesnatë për këtë aventurë të panjohur, në një  rrugë  që  kalon midis shumë zonave të banuara dhe shkretina, dhe deri atje zgjat më shumë se 10 orë. Shumicën e kohës fjeta, por nuk mund të lejoja të mos shihja lindjen e diellit në Marsah Matrouh-  siç me të drejtë  më  pas e quajta: “Qyteti me detin magjik”.Marsah Matrouh është edhe qyteti i fundit para se t’i mësyjmë shkretëtirës mes për mes ashtu si dikur Aleksandri i Madh bëri.

Gjatë rrugës nga aty hasesh në të paktën  me 3  postblloqe ushtarësh, të cilët bëjnë  kontrolle sigurie meqe kufuri me Libinë është vetëm pak kilometra. Por turistët janë ato që “bezdisen” më pak, edhe pse impakti i parë është sa i çuditshëm, kurioz e ndoshta të kujtohen  disa nga lajmet që ke dëgjuar për këto vende.

Pasi arrita në qendër në fshatit në orën 10 paradite, miku im Yousuf erdhi t’më merrte me makinë që t’më dërgonte tek shtëpia të cilën ai më kishte siguruar që të rrija duke më thënë:”You are my guest noë”. Kjo donte të thoshte se tashmë je edhe nën mbrojtjen time.
Nuk ishte e çuditshme për to që të shihnin vajza që udhëtonin vetëm në atë zone, por unë isha e para vajzë europiane që kishte udhëtuar për të provuar trajtimin me rërë të nxehtë. Kjo nuk ishte shumë e zakontë! Ndoshta ngaqë ne u dukeshim më delikatë, të pamësuar me shkretëtirën, të nxehtin. Por kjo zgjati deri në çastin që më panë të ecja çdo ditë nga ora 1 deri ne 3 të pasdrekës përqark zonës, ndërkohë që për ato ishte koha e paracaktuar e pushimit.  Sepse  Siwa kishte diellin me të mrekullueshëm, më “miqësor” që kisha ndjerë në lëkurën time deri atëherë. Siëa ishte një Diell kaq I madh për shpirtin tim!

Muzgun e parë munda ta shihja në shkretëtirë dhe ishte kaq e pabesueshme për mua ajo cfarë shihja, prekja dhe ndjeja! Më pas ndalesa e parë e kujtdo, është në vendin më të famshëm i quajtur “Syri i Kleopatres’ tek i cili kushdo që shkon, dëshiron të lahet të paktën njëherë aty. . Edhe pse në gjithë zonën ka 280 burime me ujë të ngrohtë, ftohtë dhe me  squfur, të cilët quhen  “Cold spring” dhe “Hot spring”. Cleopatra ka ujë shumë të ftohtë, por sapo të arrish aty- pasi ke kaluar pranë tempullit Amoun dhe Tempullit të Aleksandrit të Madh-nëse është ditë gjen diellin që reflektohet përmes shkëlqimit të palmave plot fruta dhe nëse qëllon natë, gjen gjithmonë një zjarr të ndezuar që të fton të ulesh aty nën nje qiell te pabesueshem me yje përmbi. Për t’mos folur pastaj për mikëpritjen e njerëzve, zemërgjerësinë, harmoninë. Ne kemi lexuar nëpër libra për tribu-të dhe atje mund të gjesh nje model të përafërt. Vendi ku baret, dyqanet liheshin hapur sepse askush nuk kryente vjedhje, nuk kishte krime dhe zënkat maksimumi behëshin me shkopinj drunjsh.

Erdhi edhe nata e parë e qëndrimit në  shkretëtirë e cila të jep mundësinë të shohësh një qiell të pafundmë yjesh, I cili  duket aq afër sa mendon se mund ta prekësh.
Pirja e çajit dhe kërcimet, këngët nën  ritmet orrintale  tradicionale, janë aksesorët e tjerë të cilët ta bëjnë natën që të të duket kaq e shkurtër!  Për të vijuar pastaj me diellin që sapo nis të dalë nga njëra anë, hëna nis e zhduket nga ana tjetër. Duket sikur  përshëndeten në  paqe. Paqe të cilën ta transmetojnë edhe ty.

Gjatë këtyre ditëve të para atje, kisha takuar shumë njerëz nga e gjithë bota(kryesisht me prejardhje arabe që kishin ardhur enkas për “sand bath”) dhe i kisha pyetur për vështirësitë, efektet e këtij trajtimi që po përgatitesha të bëja.
Isha mosbesuese në fillim kur më thonin:-“Ky është viti im i dytë sepse pas herës së parë dhimbjet janë përgjysmuar”, “Kanë ikur”, “Vij cdo vit sepse më bën të ndihem mirë”,”Prej 5 vitesh vij çdo vit”,”Kam ardhur nga Amerika sepse mjeket atje s’kanë mundur t’më  ndihmojnë. I besova tradites sonë dhe po provoj” etj. Tashmë ishte rradha ime të provoja.

I gjithë proçesi ka disa faza që ndiqen rigorozisht. Gropat në rërë rrëzë malit Dakrouhr hapen në orën 6 të mëngjesit, që të nxehen nga dielli. Trajtimi fillon nga ora 1-3 të drekës në grupe të vogla, të cilat shoqërohen nga gratë për pjesën e grave dhe burrat për grupin e burrave. Pasi vesh një si tip mushamaje nisesh për tek kampi, ku të presin zonjat sybukura e të qeshura, që e fshehin fytyrën pas velit të zi. Të pyesin si ndihesh dhe drejtojnë drejt vendit ku të mbulojnë me rërë duke të lënë vetëm fytyrën  nën një strehë të krijuar enkas për hije. Pas 10-15 min del jashtë dhe futesh në tendë. Aty të udhëzojnë që të pish dy lloj cajrash ngadalë dhe të mos lejosh të hyje ajër brenda në tendë.(Për këtë duhet të jesh e informuar mirë sepse mungesa e ajrit aty e bën të vështirë qëndrimin gjatë. Por sa më shumë të rrish aq më shumë efekt ka trajtimi.)
Më pas kujdesen të të shpien shpejt në dhomë ku të udhëzojnë të konsumosh pijet që të japin dhe të pushosh.. Gjumi në këtë moment bën që trupi të fillojë çlirimin nga gjithë toksinat dhe shpirti të çlirohet. Nuk e di si është nirvana, por për mua kjo duhet të jetë. Është si një zgjim i qënies tënde, si dicka që ti nuk e ke prekur më parë; një dimension kaq i bukur që ti refuzon të largohesh tanimë që e ke gjetur. Nuk mendon për vështirësinë e së nesërmes, por  mezi pret që të prekësh sërish atë moment illuminant. Dita e dytë qe më e lehtë, pastaj e treta si dicka që tani e di si është.
Pas kësaj duhet të kujdesesh të vishesh mirë pasi  trupi yt bëhet shumë i  ndjeshëm, djersin shumë sidomos  7 ditët e para.

Një ndër arsyet që po e tregoj të gjithë këtë experiencë është  t’u bëj me dije njerëzve për benefitet e këtij trajtimi. Sepse kisha dëgjuar nga vendasit se mendja bëhet më e kthjellët, trupi më i lehtë, jeta duket më e bukur pas kësaj. Por vetëm më pas arrita  ta besoja dhe do pohoja që është e vërtetë, përveç bindjes personale që kam, se gjithçka varet edhe  nga pergatitja psikologjike e personit kur dëshiron të provojë diçka të re. Dhe për mua ka qenë një ndër dhuratat më të mira që  kam bërë trupit, shpirtit, mendjes!
Sigurisht nuk ishte vetem mali Dakhrour me magjinë e gurëve të tij nën rërën që kuroi dhimbjet e forta të shpinës që kisha, por ishte Siwa me natyrën e saj magjepsëse, ishin njerëzit e mrekullueshëm atje, të cilët më mësuan si të isha  e lumtur. Askund nuk kisha parë më herët një vend me njerëz kaq të lumtur, e ta thonin atë çdo ditë! Këta ishin beduinët e shkretëtirës me bukurinë e tyre natyrale që natyra ua dha dhe ato e ruajtën. Ishte magjia e shkretëtirës që ndërtoi ëndrra të reja tek unë. Kështjella dimensionesh me energji të pastër, tek të cilat mund të shihje veten, shpirtin, Zotin.

Mund të shkruaj shumë më gjatë me të gjitha fjalët më të bukura që nuk i rëndita dot sot, por doja t’i bëja me dije gjithkujt, që do e lexoje këtë, se:-diku në botë në atë botën që nuk e dime, apo nuk kemi pasur rastin ta njohim, është një vend që rrethohet nga mistikja, legjenda, nga palma dhe ujëra që e bëjnë zemrën tënde të gufojë fort.  Një vend që jo më kot Aleksandri i Madh hodhi rrënjë nga gjithë pjesa tjetër e botës, që kish nën këmbë. Një vend që mund t’u japë një zgjidhje efikase, ndihmëse problemeve  tua reumatizmale. E mbi të gjitha një vend që shëron shpirtra dhe të bën të kuptosh, që ti mund t’i përkasësh botës më shumë duke qenë larg saj.
Ky është Oazi Siwa. Oazi që u bë dashuria, destinacioni im i fundit  dhe padiskutim do jetë edhe juaji!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.