“UÇK”porosi për qeveritë e botës përmes sulmit të qytezëz britanike

Qytetarët e Falmuth Taunit në Britaninë e Madhe u përballën me një befasi kur kuptuan se ueb-faqja zyrtare e këshillit bashkiak të qytezës së tyre ishte hakuar.

Në vend të pamjes së zakonshme me bregdetin e mrekullueshëm në sfond, në ekran shfaqej stema e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës shoqëruar me një vegëz  që të çonte te himni jozyrtar  i Kosovës në “YouTube”.

uebfaqjaAutorët e vetëquajtur “NofawkX-Al” kishin zëvendësuar informacionet mbi këshillin, kontaktet, lajmet apo njoftimet me këtë mesazh drejtuar “të gjitha qeverive”: “Na ka ardhur në majë të hundës me të gjithë që e quani veten udhëheqës të popullit. Jemi të lodhur nga diktaturat, censura e medies, tortura, burgimet, luftërat dhe paqëndrueshmëritë. Jemi të lodhur nga të qenët refugjatë dhe të burgosur të qeverive të korruptuara. Njerëzve u kanë ardhur në majë të hundës praktikat tuaja korruptive. Korrupsioni ka arritur shkallën më të lartë kur ju keni vjedhur njerëzimin. Kërkojmë t’i jepet fund korrupsionit zyrtar. Mbani në mendje që mund të talleni me disa njerëz përherë ose me të gjithë njerëzit për ca kohë, por nuk mund të talleni me të gjithë njerëzit përherë”.

Pas ndërhyrjes së ekspertëve, faqja u rikthye në normalitet.

Arsyet e këtij sulmi janë të paqarta, dhe bëhen edhe më të mistershme nga fakti që qyteza britanike nuk ka asnjë lidhje me Kosovën e aq më pak me UÇK-në.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.