Ballina / Kulturë / U ndanë çmimet në ‘European Film Awards 2016’

U ndanë çmimet në ‘European Film Awards 2016’

Komedia gjermano-austriake “Toni Erdmann” ka triumfuar në European Film Awards 2016. Ky film mori gjithashtu çmimin për regjinë më të mirë, për skenarin, si edhe aktorin dhe aktoren më të mirë.

Mbi tre mijë anëtarë të European Film Academy, regjisorë nga e gjithë Evropa, votuan në ‘European Film Awards 2016’. Ceremonia e çmimeve u mbajt në Poloni dhe shpalli si filmin triumfues “Toni Erdmann”, një komedi gjermano-austriake me regji të Maren Ade. Përveç si filmi më i mirë, “Toni Erdmann”, mori gjithashtu çmimin për regjinë më të mirë, për skenarin, si edhe aktorin dhe aktoren më të mirë.

Kjo komedi trajton takimin mes dy gjeneratave dhe dy karaktereve krejt të ndryshme, marrëdhënia midis një babai që bën çdo gjë për ta larguar të bijën nga serioziteti dhe përqendrimi që ka për karrierën, duke dashur t’i tregojë asaj gjërat që vërtet mund ta bëjnë të lumtur.

Regjisorja e filmit, Maren Ade u shpreh se suksesin e filmit e sheh më së shumti tek tematika që ai trajton. “Është shumë e vështirë të thuash se përse filmi yt është i suksesshëm. Por besoj se historia është një element thelbësor. U përpoqa të krijoj një film të hapur ndaj perspektivave të ndryshme në mënyrë që çdo shikues ta gjejë veten aty”, është shprehur Ade.

Aktori Pierce Brosnan mori çmimin e nderit për arritjet në kinemanë botërore, ndërsa si aktorët më të mirë u shpallën Peter Simonischek dhe Sandra Huller, pikërisht dy protagonistë të filmit “Toni Erdmann”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.