Ballina / Shkencë / U gjet ujë në Mars?
U gjet ujë në Mars

U gjet ujë në Mars?

Ndonëse Marsi është tepër i ftohtë që në te të ketë ujë të rrjedhshëm, kripërat në truallin e tij e zbresin pikën e shkrirjes, dhe mundësojnë krijimin e sipërfaqes së hollë të ujit.

Këtë zbulim, të botuar sot në revistën shkencore Nature, e konfirmon teoria se shiritat e errët, të cilët mund të shihen në disa pjesë të sipërfaqes së Marsit, në të vërtetë janë gjurmë të ujit të rrjedhshëm.

Shkencëtarët besojnë se një shtresë e hollë uji krijohet kur kripërat në truall, përkulëtat, e thithin lagështinë e ujit nga atmosfera. Temperatura e një lëngu të tillë bëhet rreth – 70 C – sigurisht tepër ftohtë për të mbijetuar çfarëdo lloji jete mikroskopike.

Përfundimi mbi formimin e sipërfaqes së ujit në Mars është arritur duke ju falënderuar të dhënave të cilat i ka mbledhur revori i NASA-s Curiosity, më saktësisht stacioni i tij meteorologjik, i cili e ka matur lagështinë relative të ajrit dhe temperaturën në kraterin Gale.

Hulumtimin e kanë konfirmuar edhe të dhënat nga instrumenti tjetër, i cili ka matur albedon dinamike të neutroneve, ndërsa matjet e tij janë konzistente me teorinë se uji në truall lidhet me perklorate.

Bashkëpunëtori në misionin Curiosity Javier Martin-Torres i ka thënë BBC-së se zbulimi është indirekt, por shumë i bindshëm, transmeton InfoGlobi.

Fakti se shkencëtarët kanë gjetur gjurmë të cilat tregojnë për ekzistimin e ujit të rrjedhshëm në ekuatorin e marsit – ku kushtet janë më së paku të përshtatshme – do të thotë se kjo dukuri mund të jetë më e shpeshtë dhe më e qëndrueshme në gjerësitë gjeografike, ku lagështia e ajrit është më e madhe e temperatura më e ulët. Në ato regjione madje do të mund të jetë i pranishëm gjatë tërë vitit.

– Tash për tash janë vetëm spekulime, por këto që kemi vërejtur e mbështesin fort teorinë, ka thënë Martin-Torres.

Provo po ashtu

Supozimi i radhës: Gjithësia mund të jetë 2 miliardë vjet më e re

Gjithësia duket se është më e re çdo ditë, pasi disa matje sugjerojnë se ajo …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.